SHËNIM: Justifikimi qesharak i Silvinjos dhe lojtarëve, se Çekia na mori shumë seriozisht

12 Tetor 2024, 10:45Sport TEMA
SHËNIM: Justifikimi qesharak i Silvinjos dhe lojtarëve, se

TemA

Humbja turpëruese që morëm në ndeshjen e djeshme në Pragë kundër Çekisë, duket se nuk solli asnjë reflektim tek stafi i Kombëtares shqiptare, madje justifikimet e tyre pas ndeshjes ishin në kufijtë e skandalit…

Ajo që vu re në deklaratat që lojtarët dhe vet trajneri Silvinjo bënë pas ndeshjes, ishte një sinkronizim i dyshimtë mes tyre, për të justifikuar thuajse me të njëjtat fjali këtë disfatë ndaj çekëve.

I pari e nisi kapiteni Elesid Hysaj, i cili tha se Çekia e kishte përgatitur ndeshjen sikur po luante me Spanjën.

“E dinim para se të luanin, që ishin më të motivuar se ne, e pamë edhe në fushë, treguan shumë presion. Çekia e kishte përgatitur ndeshje aq fortë, sikur ne ishim Spanja”, u shpreh Hysaj.

Më pas e vijoi sulmuesi Mirlind Daku.

“E kemi ditur që edhe janë shumë të inatosur me ne, për shkak se vitin e kaluar nuk na mposhtën. E kemi ditur që na pret terren i nxehtë, ishin shumë të motivuar.

Po këto janë pjesë të futbollit. Mendoj po të ishim më syhapur do kalonim pa humbur, por jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi se e shoh që çdo ditë po ngrihemi si skuadër dhe çdo skuadër na e ka frikën ne”, shtoi Daku.

Dhe për t’i venë vulën gjithë këtij justifikimi të turpshëm mendoi dhe trajneri Silvinjo.

“Para së gjithash pashë një Çeki shumë të motivuar. Ishin shumë më të motivuar për të fituar. Ata na shikojnë si ekip i fortë, e vura re si festonin sikur kishin mundur Brazilin”, ishin fjalët e thëna nga trajneri brazilian.

Pra, me një fjali të përmbledhur, kjo nënkupton se Çekia e donte medoemos fitoren, ndërsa Shqipëria sipas trajnerit dhe lojtarëve ishin aty thjesht për të shëtitur në fushë dhe të shihnin “hakmarrjen” e çekëve, meqë ne i kishim mundur dhe nuk kishim të “drejtë” më të merrnim një rezutat pozitiv

Të tilla justifikime alogjike të thëna nga trajneri dhe lojtarët kryesorë të skuadrës, janë një tallje që i bëhet fanellës së ekipit kombëtar.

Të ankohesh se ne nuk arritëm dot që të merrnim një rezultat pozitiv sepse ekipi kundërshtar na ka marrë shumë seriozisht, është një gjërat më të turpshme që mund të thuhen nga njerëz profesionsitë të kësaj fushe.

Është e pashpjegueshme të mendosh, se si t’i mund të futesh në fushën e lojës me idenë  se kundërshtari që do përballesh nuk do të ketë motivim për të marrë një rezultat pozitiv, cildo ekip qoftë ai.

Të tilla justifikime janë dhe një fyerje për të gjithë tifozët shqiptar që udhëtojnë në çdo cep për të mbështetur skuadrën e tyre dhe minimumi që presin është të dëgjojnë një arsyetim profesional, dhe jo të dëgjojnë të tilla lajthitje që nuk i shkojnë përshtat një ekipi kombëtar, që së fundmi ishte dhe pjesë e kampionatit europian.

Mjafton Armando Duka për çdo budallallëk që thotë para çdo ndeshje ku bën fakte të kryera si fitoret, si vendin e parë në grup, si dhe triumfe kupash europiane imagjinare, por atë se merr njeri seriozisht.

Por të thëna nga një trajner profesionsit dhe lojtarë me peshë është një fyerje për fanellën e Shqipërisë!

8 Komente

  1. M
    Murgu

    Avashni ore,Çekia ka qenë nën kampione e botës.Po u mund Anglia nga Greqia mu në mes të Londrës e ju bëni hatanë pse u mundëm ne në mes të Pragës.

    Përgjigjjuni
    1. S
      S

      Nuk është problemi se u mundën se e dimë ça niveli kanë, por të justifikohesh duke thënë se kundërshtari e kishte seriozisht është turpëruse skandaloze

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kroi Mbretit.

      Lojtare qesharake.Nuk tregojne aspak profesionalizem ne deklaratet qe bejne ne media. Paraqiten sikur jane ajka e futbollit europian,kur jane ne neivele mediokre.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Morava

        O zot kur do të bëhemi një herë racionalë ne shqiptarët .Çekia na mundi se ishte më mirë se ne. Edhe paaftësia e lojtarëve tanë në dy tre mundësitë që patëm për të barazuar pati efektin e vet.Nuk ka turp këtu. Ashtu si fituam ne tre me zero rradhën e parë këtë herë fituan ata dy me zero. Ky është futbolli.Asnjë nga këta gjoja specialistët që flasin ne tv apo gazeta nuk thotë ndonjë arsye profesionale për lojën por vetëm llafe të përgjithshme të tipit na mungoi entusiazmi e tj. Nuk thonë përshembull përse ekipi ynë paralizohet krejt kur kundërshtari na bën presing të fortë deri në portieri ynë. Na ka ndodhur me Kilin, na ndodhi me Italinë, na ndodhi përsëri tani me Çekët.Askush nuk thotë ku është gabimi: kaq është aftësia e lojtarëve? Gabohet në përzgjedhjen e tyre ? Si mund të bëhet ndryshe për të dalë nga asfiksia e presingut total?e kështu me rradhë por presin rastin të shpërthejnë të gjithë vrerin e mbledhur dhe inatet për të sulmuar me egzagjerim apo komplet shtrembërim të ndodhive.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tranier prej balte

          Hengrem Gol ne minuten e 3 dhe u thyem .... interview e mbrojtesit Hysaj .....kjo eshte llogjike e nje profesionel ? . Mos valle ndeshja ishte 4 minuta dhe ju s'kishit mundesi ? . Analiza nuk duhet filluar me kete ndeshje por mbas ndeshjes me Ishujt Feroy 0-0 dhe deri me sot ekipi eshte çdo ndeshje me i dobet . Ne te dy Golat portièri kishte mundesi por me duket ne ndeshje ky enderon nuk e ndjek aksionin. Rastet ne futbolle jane te arta , duhen shfrytezuar , dhe kishin raste idéale per Gol.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aleko

            Skam degjuar ndonjehere justifikim me banal per humbjen ,si nga trajneri dhe nga lojtaret..cdo methene na moren serjozisht…?.. po pse per te tallur ishin aty?.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tranieri koti

              Ceket e moren serriozisht ndersa keta me tallje bythe . Haaa çfare tranieri je ti mo , as Ishujt Feroy nuk i munde

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Nje tuf kurdish ne.kombetare. Vec per si u.sollen tifozet ceke. Me.simbolet tona,keta lojtar qe.kemi.ne.duhet.ti.kishin ngrene me dhembe.ceket ne.fushe. Po leta jane lojtar instagrami ..

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje