Pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë, e cila uli ndjeshëm shanset e përfaqësueses serbe për të siguruar një vend në Play-off-in e Kupës së Botës, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Dzajic, ka reaguar me tone zhgënjimi dhe autokritike në një intervistë për median serbe Kurir.
"Dështim. Dështim i madh. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Nuk e di çfarë na mungoi. Pashë të njëjtën gjë që panë edhe njerëzit e zakonshëm. Për një milion arsye kemi mundur dhe është dashur të luajmë më mirë,” – deklaroi Dzajic, duke pranuar se performanca e ekipit nuk përmbushi pritshmëritë. Presidenti serb shtoi se, pavarësisht natyrës së futbollit si një sport me fitore e humbje, kjo ndeshje e ka lënë një shije të hidhur për të dhe për gjithë vendin.
“Mbetet dhembja. Të kuptohemi, futbolli është futboll, i përbërë nga fitore dhe humbje. Befasitë janë të mundshme. Por trishtimi dhe dhembja ende më pushtojnë. Dhe ka kaluar një javë nga ndeshja,” – tha ai.
Dzajic e përshkroi përballjen me Shqipërinë si “më shumë se një ndeshje futbolli”, duke nënkuptuar ngarkesën emocionale dhe simbolike që ajo mbante për kombëtaren dhe tifozët serbë.
“Jo pse nuk mund të ndodhë që të humbësh, por pasi ndeshja ishte pak më tepër se një shfaqje e zakonshme futbolli. Dhe për këtë më vjen më së shumti keq. Populli e di çfarë mendoj unë dhe çfarë mendon ai,” – përfundoi Dzajic.
Pas këtij rezultati, Serbia gjendet në një situatë të vështirë në grup, me shpresa minimale për t’u kualifikuar në fazën pasuese të Botërorit, ndërsa humbja ndaj Shqipërisë mbetet një prej goditjeve më të rënda për skuadrën dhe drejtuesit e saj në vitet e fundit.
Në të Vërtetë nuk humbi Serbia .Fitoi Shqipëria . Këta janë mjeshtra të përrallave . Dinë t'i tregojnë shumë mirë historitë sidomos si retorike për tja treguar popullit të vetë . Duhet medoemos të flitet për humbjen e Serbisë dhe jo për fitoren e Shqipërisë . Humbja është diçka e rëndë per Serbinë hijerëndë kurse Shqipëria u gjet ashtu krejt rastësisht dhe i doli një fitore rrugës . Diçka koti pa vlerë . Humbja e Serbisë.. ajo po, ajo dhemb, është diçka shumë e rendesishme. Bravo u qoftë dinë të llafosin e te corodisin dynjanë . Ne duhet të mësojmë nga keta
Kur fleté qetniku mé i mashé i popullit shqiptar.Edhe pse ishte nje lojtar i madh,do té mbetet njé qenik i p
po si gjithmon g
Kabim e kane karat tane qe festojne sikur kane fituar kupen e botes por kabim e kane edhe karat serbe qe vajtojne sikur hupja prej shqiperise eshte fundi i botes .nashi nuk ka me skuadra te vogla .nje pjese e lojtareve tane jane shoke skuadre ne klube me lojtaret serbe ,prandaj nuk ka pas vend te mendohet prej tyre serbe shqiperia ishte kollaj per tu mundur as prej nesh se Serbia ishte e pakapercyeshme .Islanda 300 mije banore shtet barazoi me Francen ,prandaj nuk ka me vend as per nenvleftesim apo mbivleresim te kundershtareve .