Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e Kombeve duke mposhtur Ukrainën

7 Shtator 2024, 22:44Sport TEMA
Festë kuqezi në Pragë, Shqipëria nis me fitore Ligën e

Me copëza të vyera si Broja e Gjimshiti që mungojnë, por me shumë grintë dhe agresivitet Shqipëria e ka nisur në mënyrë perfekte rrugëtimin në Ligën e Kombeve, pas performancës kualitative në Euro 2024.

Djemtë e teknikut Silvinjo dhuruan një performancë emocionuese përballë Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B, luajtur në “Epet Arena” të Pragës.

Në pjesën e parë kuqezinjtë patën të paktën 3 raste shënimi me Laçin, Asllanin dhe Manajn, por pa mundur të finalizonin.

Ukraina ishte thuajse e përgjumur, por u zgjua me nisjen e pjesës së dytë ku gjeti golin e parë të kësaj sfide me Konoplya. Mbrojtësi i djathtë i ukrainasve gjeti të papërgatitur mbrojtjen duke shënuar në minutën e ’49 të sfidës.

Golit të tij Shqipëria iu përgjigj shumë shpejt. Kuqezinjtë nisën të sulmonin dhe në vetëm 5 minuta ia dolën të barazonin sfidën me Ardian Ismajlin, i cili në minutën e ’55 dërgoi në rrjet një top të ardhur nga goditja e këndit.

Pas golit të barazimit kuqezinjtë vendosën diktatin në lojë dhe në minutën e ’66 arritën të gjejnë golin që përmbysi sfidën. Pas një qarkullimi perfekt të topit nga e majta, Rei Manaj u fut bukur në zonë dhe më pas asistoi mrekullisht brenda zonës Asanin që erdhi furishëm nga krahu i djathtë i sulmit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Shqipëria fiton kështu me rezultatin 2-1 sfidën e parë në grup dhe pret të martën në mbrëmje Gjeorgjinë në “Air Albania”, me kuqezinjtë që rikthehen të luajnë para publikut të tyre në Tiranë. 

5 Komente

  1. R
    Real Madrid 15

    Me thene te drejten: Lojtaret treguan personalitet, edhe luajten si skuader e madhe. Shume te forte fizikisht, edhe pa panik. Lojtari qe kisha me shume frike Hysaj per cudi luajti mire. Manaj surprize e kendshme. Nuk mund t’i bej dot asnje kritike as ekipit as trajnerit, as ndonje lojtari te vecante. Ishin ekip shume I forte per t’u mundur. Mitaj ne fillim beri disa gabime, por u rrit tmerresisht ne te dyten. Ekipi dha me te vertete zemren per Shqiperine, por per njeri-tjetrin me shume. Nuk ishe Ukraina dobet, ishte Shqiperia kocke e forte.U lumte me te vertete. Shume e veshtire t’i zevendesosh keta lojtare, nese luajne keshtu. I meritojne c’do levdate qe mund te gjenden. Ekip I forte fizikisht. Bravo

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      O idiot gazetar, perse permend Brojen , kush o Broja , o koqe Gazetar

      Përgjigjjuni
      1. A
        A2

        Faleminderit qe na vidhni lajmet. Me respekt redaksia digjitale e www.a2news.com

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agim

          Prape me nje fare Broje? Lereni te qete ne privatesine e tij. Per futbollin s'thote asgje...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Agim

            Vete ky Broje "mediatiku".. te marri shembull nga Luiza Gega. .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje