
Florian Marku ka mbrojtur titullin duke arritur fitoren në përballjen e sotme ndaj boksierit meksikan Miguel Parra.
Ndeshja ka qenë tepër e fortë, ku të dy boksierët janë rrëzuar në tokë gjatë 10 raundeve të plota, si dhe kanë pësuar dëmtime duke u gjakosur.
Por gjyqtarët e ndeshjes ia kanë dhënë fitoren boksierit shqiptar Florian Marku, i cili ka arritur kështu të mbrojë titullin “WBC Silver”.
“Shumë po thoshit që është boksier i dobët. E patë të gjithë. Meksikanët janë të fortë, nuk ishte e lehtë”, është shprehur Marku në fund të ndeshjes.
ndeshje koti, i fryre si gjel se bashku me organizatoret
Mexicani e shëmbi në grushte dhe i dha një mësim të mirë myzeqarit Marku.......... . Nuk fitohet ndeshja me pordhë................. . Mbase kjo do ti vlejë dhe do të stërvitet seriozisht.
Florianit i lumte per fitoren e radhes, por ne ndeshjet e ardheshme duhet te jet me efektiv.