Florian Marku zgjedh kundërshtarë të dobët? Flet trajneri i ekipit tonë kombëtar

24 Gusht 2022, 17:22Sport TEMA

Florian Marku zgjedh kundërshtarë të dobët? Flet trajneri i

Boksieri shqiptar Florian Marku dhe kundërshtari i tij meksikan Miguel Parra Ramirez, të cilët do luftojnë për titullin WBC Silver të enjten në Air Albania’, kanë kryer sot peshimin zyrtar në sheshin ‘Skënderbej’, duke entuziazmuar të pranishmit, ndërsa nuk kanë munguar as ngacmimet mes tyre.

Për boksierin e famshëm shqiptar gjithmonë ka patur kritika për nivelin e kundërshtarëve dhe njëri prej tyre është Zef Gjoni, trajneri i ekipit kombëtar të boksit. Për ‘Report TV’ ai shpjegon se tani ajo kohë i përket së kaluarës, pasi Marku është ngjitur në një tjetër nivel.

“Ndeshjet e para çdo profesionist i bën me boksierë të nivelit të ulëta për të fituar ndeshjet dhe këtu hyn edhe pagesa, por tani Floriani është në një stad që kundërshtarët janë të nivelit të lartë. Vijnë për ti marrë titullin Florianit dhe për të parakaluar. Kundërshtari ka nivel se është i 47 në botë,”-u shpreh Zef Gjoni, trajner i ekipit kombëtar të boksit.

Gjoni beson se Marku të enjten në orën 21:00 do t’ia dalë para shqiptarëve pasi janë disa kushte që e favorizojnë.“Me trajnerët që ka Floriani do ketë një hap më të madh për të shkuar atje ku dëshiron ai dhe unë. Ndeshjen që ka në Tiranë, me përgatitjet që ka bërë shumë të mira, kam besim e plotë se do ta fitojë. Është para flamurit dhe para shqiptarëve,”-deklaroi Zef Gjoni, trajner i ekipit kombëtar të boksit.

Trajneri i ekipit kombëtar pati edhe një kritikë për organizatorët e evenimentit pasi ai nuk do jetë prezent në ‘Air Albania’.

“Mua më vjen keq që nuk kam asnjë ftesë si trajner i ekipit kombëtar. Si trajner i shumë boksierëve profesionist në Shqipëri dhe jashtë. Më vjen keq që nuk kam ftesë për ta ndjekur nga afër Florian Markun,”-tha Zef Gjoni, trajner i ekipit kombëtar të boksit. Rikthimin në Shqipëri Marku e ka quajtur ‘homecoming’ për t’iu treguar bashkatdhetarëve se po vjen për ti gëzuar me fitore.

5 Komente

  1. K
    Koli

    Or Zef,kur plaket njeriu,rrjedh nga trute.Po pse mor zotni,Marku i zgjedh me cilin do ndeshet.Oh koha Enverit,akoma me Pordh te kohes Enverit,.Zefi do qe Marku te trajnohesh nga Zefi,perndryshe nuk quhet boksier.E kam ndigjuar dhe ne interviste kur mundohej te ulte Markun,i cili po i ben krenare shqiptaret me ato qe ka arrit,dhe bgrinte ne qiell nje boksier te vetin,me duket Beqiri,dhe Zefi thonte:Le te ndeshet Marku me Beqirin,dhe do ta shohi kush eshte Marku.Or Zef,mblidhe breket dhe ik ne shpi,pordha madhe grise breket e veta.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zusi

      Zefi ka qene nder banditet e Sali Berishes ne Shkoder

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Puna eshte te na thote ne cilin raund do bjere meksikani KO.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Din

        Kam vite qe e ndiek markun. Po, eshte e vertet qe keto 2 vitet e fundit, floriani po zgjedh kundershtar te niveli shume te dobet. 5-6 ndeshjet e fundit kan qen vetem per bileta. Boll me keto ndeshje per te na ngritur moril si komb. Behu profesionist dhe fillo te ndeshesh me boksier te vertet. Migjithate, te uroj suksese jo ne kete ndeshje se e dim qe e ke te fituar. Po ne ate te ardhshme.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parrucca

          Ik paguani nga €€€€€ te shikoni kete loqe.ky edhe ndeshjen e fundit me zorr fitoi.luante karten e Patriotit Po te gjitha behen per xhepin.Nuk eshte boxier,edhe Conor Ben ja tha ne sy nuk je aq i mire qe te ndeshem me ty.Keta jetojne jashte e vijne ne Shqiperi te zhvatin Shqiptaret e shkrete..Eshte nje Bisnez privat o njerez ,Nuk ben per Box ky mire i ka then Shkodrani,ky gjen kundershtare jo professional.kerkon te imitoj McGregor,nuk shiti dot ndeshjen e tij Sky Box office ne Angli dhe ju turren shqiptareve ,me nje flamur e nje kenge o Burra te marrim boten.Turbofolk injorantesh mire thote Rama.mos hidhni leke per ata qe jane te pasur e jetojne jashte ,Po ta donin shqiperine taksoheshin e jetonin ketu,thjesht duan parate tuaj.njerezit nuk kane buke te hane,Floriani shet Pordhe ,harroi qe iku malit me kembe per Greqi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje