
Pas pezullimit nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes nga çdo aktivitet deri në pritje të testit B për Evangjelia Velin dhe prononcimit të Elez Gjozës, ka ardhur edhe reagimi i peshëngritëses. Në një deklaratë ekskluzive për “Panorama Sport”, Veli ka dhënë versionin e saj për këtë situatë, ndërsa ka shpërthyer ndaj kreut të FSHP-së, duke lëshuar akuza të forta në drejtim të tij.
Evangjelia fillimisht mohon të ketë përdorur substanca të ndaluara, ndërsa shprehet se po abuzohet shumë me gjithë këtë situatë. Ajo akuzon Elez Gjozën për nxjerrjen e një vendimi konfidencial dhe jopërfundimtar.
“Për sa i përket kësaj situate, po flitet shumë, por askush nuk po i thotë siç janë realisht gjërat.
Evangjelia nuk ka marrë asnjë ampulë, që sipas presidentit Gjoza qenka shkaku që unë kam rezultuar pozitiv.
Nëse presidenti i federatës donte të zbatonte ligjin, sikurse duhet të bëjë si president dhe jo të thotë gënjeshtra, dokumentacionet të cilat kanë vajtur në federatë e thonë qartë se bëhet fjalë për një informacion konfidencial dhe nuk duhej bërë publik deri në momentin sa të dalë vendimi përfundimtar, për shkak se nuk bëhet fjalë për një vendim final.
Këtë e ka bërë të qartë vetë federata botërore, që nuk duhet të shpallej asgjë deri sa të dilte vendimi i plotë dhe i detajuar me të gjitha shpjegimet, për shkak se unë e kam dërguar në gjyq.
Por ky njeri edhe një herë vazhdon të tregojë se nuk e do sportin, se nuk i do femrat dhe se sa racist i madh është.
Një njeri që gjithmonë është munduar të më luftojë, të më nxjerrë pengesa dhe të më mbyllë rrugët”, deklaron 30-vjeçarja.
ec e vari hajdarin,mësuam fjalë të reja "racizëm","genocid"dhe tashti i përdorinm dhe kur porosisim për të ngrënë!! "më jep një dopjo racizëm",ose më bëj një "genocid me medium"!!
Injorant edhe mund te jete, po "racist" pse?
Me grekun racist. Se atje ajo stërvitesh. Dhe ai akuzoi grekët që i kanë futur dicka fshehtas.
Elezi eshte majmun dhe kjo peshengritesja ka te drejte parimisht. E para si kryekar i federates, atij nuk duhet t'i behet qejfi nese nje nga sportistet del pozitiv/e me doping. Rregulli numer nje ne cilendo pune qe te jesh, eshte qe t'i mbrosh krahet punonjesit tend deri sa te sqarohet kush ka faj. E dyta, nese informacioni eshte konfidencial dhe jo i plote, pra ka akoma nje faze te dyte sa te sqarohen gjerat, atehere ai ta mbaje gojen mbyllur deri sa te dale e verteta. Une te isha e kisha hedhur ne gjyq, dhe ne nje vend normal e fitoja gjyqin edhe nese ajo cfare thote eshte e vertete, thjesht fakti qe e nxorri kur duhej mbajtur sekret. Ata te tjeret qe i kane dale me doping me pare nuk i ka pezulluar apo jo, vetem kete gjeti?
Shkurt muhabeti sportistet tane nuk duhet te sterviten ne Greqi.Duke i pare rezultatet e mira ne stervitje i hedhin doping ne ushqim ose pije qe te skualifikohen oer ti hequr medaljet Shqiperise si ne rastin konkret nje medalje ari.
E Di kjo koqja se c'eshte "rrace" e "rracizem"?!
Dopingu eshte problem aq i perhapur ne kete sport sa lane vendosur ta heqin nga lojerat olimpike .edhe sportistet nuk kane shume faj se gjithe ato helura nuk ngrihen pa doping .Ka nje arsye qe shumica e kampioneve ne kete sport vijne nga vendet e varfra .