“Leao nuk preket”, Milani i përplas derën në fytyrë anglezëve të Chelsea

24 Gusht 2022, 13:02Sport TEMA

“Leao nuk preket”, Milani i përplas derën në

“Leao nuk preket”, kështu është hapur “Gazzetta dello Sport” ditën e sotme, pas zhurmës së madhe mediatike për një kalim të sulmuesit në Premier League.

Chelsea është klubi i interesuar, por që ka vetëm një zgjidhje për ta transferuar MVP të sezonit të shkuar në Serie A.

Klauzola e lirimit është 150 milionë euro dhe vetëm kështu Milani nuk ka çfarë të bëjë për ta penguar Leaon.

Për momentin kampionët e Italisë i kanë kthyer përgjigje negative londinezëve për të negociuar dhe kanë në plan ta bindin Leaon të rinovojë, dy vite para përfundimit të kontratës. 

1 Komente

  1. s
    sabrima_ehhhh

    MHAHAHHAHAHHAH! Per 50 e shesin qe neser dhe e cojne me karroce.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje