
Elina Xhingo mbërriti në shtëpinë e saj në Selanik ku banorët vendas i rezervuan një pritje të ngrohtë. Në aeroportin “Maqedonia”, flakadanë dhe shumë tifozë të pranishëm, krijuan një atmosferë të zjarrtë për 20-vjeçaren.
Kampionia e Europës në hedhjen e shtizës me origjinë shqiptare dhe shtetësi greke që u rendit e para me provën më të mirë 65.81 metra, u prit nga miq, familjarë dhe shokët e shoqet e fshatit ku jeton që prej lindjes së saj në vitin 2002 nga prindër shqiptarë, të cilët kishin emigruar në vitet ’90 ashtu si shumë shqiptarë të tjerë. Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen:
“Ju e bëtë ëndrrën time 100 herë më të bukur”, u shpreh kampionia që pak orë më parë e pranoi që kishte marrë edhe mesazhe jo miqësore për shkak të origjinës së saj.
“Ia dedikoj këtë sukses të gjithë fëmijëve që arrijnë të ngjiten në majë duke kaluar shumë sakrifica. Falënderim për ata njerëz që vlerësojnë sakrificat dhe pengesat që të rinjtë kanë në jetë”.
Në aeroport bashkë me dhjetra njerëz të tjerë, Elina u surprizua edhe nga prania e vajzës së dytë të familjes Xhengo, e cila punon në ishullin e largët të Santorinit por udhëtoi për të takuar kampionen dhe motrën e saj.
Ajo dhe babai u shprehën të emocionuar për arritjen e Elinës që sot konsiderohet e ardhmja e atletikës helene.
Shume lumturi me Familjen tende te Mrekullueshme Shqiptare dhe mos e ndal kurr punen ,stervitjen gjitmon .Tani e tutje pergjegjesia eshte me e madhe . Stervitu si nji Kampione per te qendruar gjithmone Kampione Elina
Të paktën sot ( për mendimin tim përherë) nacionalistët tanë shqiptarë duhet të rrinë uzurë (siç i themi ne nga Myzeqeja). Elina nuk i detyrohet asnjëgjë, askujt. Urimet më të mira në përpjekjet e saj për të arritur dishirën e saj, që nuk ja ka borxh askujt, veçse sakrificës së familjes së saj. Elina, duhet të jesh krenare vetëm për sakrificën tënde dhe të familjes tënde. Urimet më të mira!
Është qytetare greke me origjinë shqiptre që garon me flamurin grek. Na bëhet qefi për të por tani i përket Greqisë që e ka rritur dhe stërvitur si sportiste. Ky vendi ynë duhet të bëjë më shumë për sportin dhe shpërblimin e rekordmenëve për të mos u mburrur me sportistët e fqinjëve qofshin këta edhe me origjinën tonë.
Po sa e mirke je moj Elina ! Urime urime ! Do Zoti behesh Kampione e Botes,
Kjo eshte pritje, jo si ajo e LG ne Limouzine të kuqe me 60 persona të pranishem!
Sukses personal i vajzes. Por duke patur parasysh historikun e marrdhenjeve Greqi-Shqiperi eshte e veshtire te justifikosh tundjen e flamurit te nje vendi jo miqesor nga shqipetare. Kafshate qe te ngec ne fyt. Pra eshte nje rast greqizimi i shqiptareve, jo nga kisha por nga interesi. Me e neveritshme eshte qendrimi i gazetave duke e pasqyruar ate si gje normale. Ndoshta vajza e vuan shpirterisht te qenit shqiptare. Ne keto raste ne nuk duhet ti propogandojme si arritje te Shqiptareve, por te heshtim, te ulim koken se vete e kemi fajin
Ore Qelbashi i qelbur , po pse na qenka vend jo miqesor Greqia , apo pse mban mbi nje milion shqiptare me buke e pune ?
Nuk eshte miqesore per faktin se ne cdo rast ka punuar dhe punon per asgjesimin e gjuhes dhe identitetit Shqiptar. Kur i eshte paraqitur rasti ka edhe bere c'mosin per eleminimin fizik te shqiptareve. Keto jane fakte. Sa per punen dhe buken, ai eshte interes i ndersjell dhe ne shkembim e siper greket dalin me te fituar nga te gjitha pikepamjet, prandaj te lutem mos permend buken se nuk po ja fal njeri.
Elina,ik njè orè e mè parè nga Greqia,nuk èshtè populli por njè presion qè do tu ndjek gjith jetèn nga disa idiotèr prandaj mbathja pèr nè Amerik ,