Peshëngritësja Evangjeli Veli del me doping, presidenti Gjoza akuzon vëllain e Pirro Dhimës

23 Gusht 2022, 20:49Sport TEMA

Peshëngritësja Evangjeli Veli del me doping, presidenti Gjoza akuzon

Nëse Luiza Gega u shpall kampione e Europës, peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli është përjashtuar nga aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Bordi i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ka dhënë sot një vendim unanim, me sportisten që rezultoi pozitiv me doping pas fitimit të Kampionatit Europian në 29 maj në Tiranë.

Deri në përgjigjen e testit të dytë, Veli është përjashtuar ndërsa ka ngrirë edhe shpërblimi për të në shumën 72 milionë lekë të vjetër. Deri në datën tetë shtator kur del testi i dytë, peshëngritja shqiptare do jetë në ankth.

Elez Gjoka, president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes e ka drejtuar gishtin drejtpërdrejtë tek Odise Dhima, vëllai i kampionit Pirro Dhima, si personi përgjegjës i përfshirë në këtë skandal.

“I gjithë bordi i federatës ka qenë unanim. Ne i kemi thënë tashmë ‘Stop’ dopingut. Evangjeli Veli deri në përgjigjen e monstrës B, tashmë ajo është e dyshuar momentalisht, do të pezullohet nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo gjë do të bëhet me dije nga Federata Botërore e Peshëngritjes, Federata Europiane e Peshëngritjes dhe Federata e Greqisë e Peshëngritjes.

Kjo sportiste ka bërë stërvitje dhe ka qenë në kontakt me trajnerë dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes së Greqisë. Është fenomeni i dytë që na ndodh, është hera e dytë që na ndodh, edhe në Kazakistan, edhe tashmë në Tiranë, që sportistët që stërviten në Greqi, na vijnë dhe kapen me doping”.

6 Komente

  1. k
    kthhh

    Nuk vute mend me peshengritesit qe i doponte Luan Shabani.Mos pranoni askend qe stervitet nga keta bastarde qe sjane as grek e as shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Po pse shkoni te sterviteni atje ku dyshoni xhanëm?! Shkoni në Turqi për shembull apo kudo tjeter po jo aty ku dyshoni se ju bejne marifete.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Po Luiza ku eshte stervitur?!????

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Fakti qe greket kishin shumicen e skuadres se peshengritjes me doping dhe hoqen trajnerin per kete arsye, duhet t'ju kishte vene ne levizje me pare dhe t'i testonit perpara se te shkonin ne kampionat, jo tani pas pilafit.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni

            O Gjoz...sa here je ti ndodh...ik o ish tatimor e doganier....vetem lek e keni mendjen....te fala Fidelit

            Përgjigjjuni
            1. R
              Raimond vlonjati

              Po pse shkonie e beni stervitje ne Greqi, Pse nuk shkoni ne vende te tjera, Itali, Zvicer, Turqi --Por shkoni ne nje vend qe eshte xheloz me harritjet tona

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje