
Në studion e emisionit “Sportzone”, trajneri Taulant Stërmasi, i cili ka stërvitur Luiza Gegën, tha se për sportistë të këtij niveli duhet mbështetje financiare nga shteti. Stërmasi tha se për të përgatitur një atlet të nivelit të lartë deri në Lojërat Olimpike duhen 150 mijë euro vetëm për stërvitje.
Duhet të bëhet faktor shteti. Duhet të ndryshojë buxheti për Federatën e Atletikës.
Më duhen 150 mijë euro vetëm për stërvitje. Nuk po flas për bazën materiale sepse Luiza ka suport ndërkombëtar. Por duhet të plotësohen kushtet, akomodimet e gjata, udhëtimet, garat. Psh, kemi garën në Bruksel. Ata kanë rregull që sportistët e nivelit të lartë i kanë pa para. Luiza kurrë nuk ka marrë lekë nga shteti shqiptar për aktivitete të mëdha. Por trajneri nuk shkon, duhet të kesh tre sportistë që të shkosh pa paguar. Pra edhe 450 euro duhet ti paguash. Dhe si këto unë kamë edhe 12 aktivitete në vit.
Mire e ka dhe ky shoku trajnier.i duhen 150 mije eurot qe ka shpenzuar.Cjane keta zorraxhinj mor jahu,sa ndjejne eren e lekut leshohen si miza me m...t
O K.R !!!! E kuptove se cfarë flet ai !!!!??? Idiot. Nga ne thojnë: plaka nuk ja jep kot plakut.
Trajneri dhe Sportisti duhen financuar patjeter nga shteti sidomos kur kemi te bejme me rezultate te nivelitte larte si ne ate Europian dhe Boteror. Trajneri duhet te ndjeki gjithmone sportistin e tij neper gara apo ndeshje nderkombetare.