Formacionet: Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës, ndaj Meksikës për fitoren e parë

26 Nëntor 2022, 19:20Sport TEMA

Formacionet: Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës,

Argjentina luan një “finale” të parakohshme ndaj Meksikës mbrëmjen e sotme, sepse pas humbjes befasuese ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë, ka komplikuar rrugëtimin në Kupën e Botës.

Skuadra e Lionel Scalonit do të kërkojë fitoren e parë, për të larguar dyshimet, por edhe për të mos lënë gjithçka për ndeshjen e fundit ndaj Polonisë, teksa trajneri argjentinas ka bërë plot 5 ndryshime në formacionin e parë.

Kështu në mbrojtje luajnë nga fillimi Montiel, Lisandro Martinez dhe Acuna, ndërsa në mesfushë i besohet futbollistit të Brightonit, McAllister, e në sulm Guido Rodriguez në vendin e Papu Gomez.

Formacionet: Trajneri i Argjentinës ndryshon gjysmën e skuadrës,

Lini një Përgjigje