Luis Enrique “kërcënon dhëndrin”: Nëse feston me shenjën e biberonit do ta dërgoj në tribunë

26 Nëntor 2022, 14:38Sport TEMA

Luis Enrique “kërcënon dhëndrin”: Nëse feston me

Pasi u zbulua se futbollisti i kombëtares spanjolle, Ferran Torres është fejuar me Sira Martinez, vajzën e teknikut të Spanjës, Luis Enrique, fansta e “la furia roja” ja vënë këtij të fundit në dukje në çdo moment.

I pyetur gjatë një transmetimi live, në llogarinë e tij në “Tëitch” se si do të reagonte nëse Ferran do të bënte shenjën e biberonit në rast shënimi të një goli, Luis Enrique u përgjigj se nëse Ferran e bën një gjë të tillë, nuk do ia lejojë kurrë të shkelë sërish në një fushë futbolli.

“Nëse e bën, do ta zëvendësoj menjëherë dhe do ta dërgoj gjithmonë në tribuna pa e lënë kurrë të shkelë përsëri në një fushë futbolli, nuk po bëjmë shaka!”,- është përgjigjur Luis Enrique.

Me sa duket, tekniku spanjoll e ndien veten akoma shumë të ri, për t’u bërë gjysh. 

Lini një Përgjigje