Në “Katar 2022” deri tani janë luajtur rreth 20 ndeshje, praktikisht 1/3 e totalit (janë 64 sfida gjithsej), prandaj është e drejtë të bëhet një bilanc që merr në konsideratë klubet më “prodhimtare”, d.m.th. ato që deri tani mund të numërojnë shumicën e golave të shënuar nga lojtarët në pronësi të tyre.
Në vend të parë në këtë renditje speciale është Fenerbahçe me katër gola. Merita i takon veçanërisht Enner Valencias, i cili me tre golat e tij në dy ndeshje, momentalisht është në vendin e parë në tabelën e golashënuesve.
Tregolëshit të Valencias i duhet shtuar goli i Michy Batshuayi. Partneri i tij në sulm në Turqi (Fenerbahce) shënoi për Belgjikën kundër Kanadasë në fitoren 1-0 të “Djajve të Kuq” në debutimin e tyre në Grupin F.
Një pozicion prestigjioz në sytë e gjithë botës për Fenerbahçen, përballë një tresheje të frikshme: Barcelona-PSG-Milan. Ferran Torres (dy gola kundër Kosta Rikës) dhe Gavi (Barcelona) gjetën rrugën e rrjetës te Spanja, ndërsa PSG përfaqësohet nga golat e Messit, Soler dhe Mbappé.
Nga ana tjetër, Giroud (dygolësh ndaj Australisë) dhe Rafael Leão janë golashënuesit e Milanit në këtë Botëror.
Lini një Përgjigje