Futbollistët iranianë kënduan himnin para ndeshjes me Uellsin, tifozeria në lot

25 Nëntor 2022, 17:09Sport TEMA

Futbollistët iranianë kënduan himnin para ndeshjes me Uellsin,

Lojtarët iranianë kënduan himnin kombëtar para ndeshjes së tyre kundër Uellsit, në Kupën e Botës.

Kjo ndodhi pasi katër ditë më parë ata qëndruan të heshtur ndërsa himni i tyre po luhej në stadium, në përpjekje për të distancuar veten nga qeveria e Iranit.

Tifozët shpërthyen në fërshëllima dhe lot.

Ndryshimi i qasjes nga lojtarët erdhi pasi mund të përballen me pasoja nëse nuk e këndojnë himnin në ndeshjet e radhës.

Disa nga futbollistët me zor hapnin gojën për të kënduar.

Të martën, Mehdi Chamran, kryetar i këshillit të qytetit të Teheranit, tha: “Ne kurrë nuk do të lejojmë askënd të ofendojë himnin dhe flamurin tonë kombëtar. Qytetërimi iranian ka një histori disa mijëra vjeçare – ky qytetërim është po aq i vjetër sa evropianët dhe amerikanët së bashku.”

Heshtja e ekipit përpara humbjes së tyre 6-2 nga Anglia ishte një shfaqje simbolike e mbështetjes për protestat që kanë vijuar në Iran që nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator.

2 Komente

  1. S
    Sara

    debil, historia e Iranit eshte edhe me e vjeter sesa Europa e Amerika te marra se bashku, po sa'ju ka fajin kush qe sot jeni te zhytur ne m....

    1. C
      Cudia

      Fiks fare! Qytetërimi thotë plera por Islami I ka zhytur thellë në mut...

    Lini një Përgjigje