Eliminohen organizatorët e Botërorit, Senegali fiton me Katarin dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

25 Nëntor 2022, 16:05Sport TEMA

Eliminohen organizatorët e Botërorit, Senegali fiton me Katarin dhe

Katari është skuadra e parë që eliminohet nga Botërori. 

Organizatorët e kësaj kupe bote u mundën edhe në ndeshjen e dytë të grupit A, me Senegalin që fitoi 1-3.

Afrikanët shënuan njëherë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, duke marrë tri pikët e para në grup dhe shpresojnë që në ndeshjen fundit të kalojnë turin. 

Lajmi i mirë i vetëm për Katarin ishte që arriti të shënojë një gol.

Lini një Përgjigje