“Mos llap më kot”, Thiago Silva i kthehet trajnerit serb: E more vesh kush jemi ne?

25 Nëntor 2022, 12:04Sport TEMA

“Mos llap më kot”, Thiago Silva i kthehet trajnerit serb: E

Brazili fitoi 2-0 ndaj Serbisë në ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit. Dygolëshi i Richarlison i dhuroi pesë herë kampionëve të botës tri pikët e para në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit.

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva priti fundin e ndeshjes për t’i dhënë një përgjigje trajnerit të Serbisë, i cili nuk i kurseu thumbimet për mbrojtjen e Brazilit përpara sfidës.

“Brazili është me fat që ka katër sulmues, por çfarë të themi për mbrojtjen? A kanë njerëz që do luajnë në mbrojtje?”, deklaroi Dragan Stojkovic.

Thiago Silva është prej vitesh një nga mbrojtësit më të fortë, inteligjentë dhe elegantë. Atij nuk i pëlqen të përfshihet në polemika, por është i pari që reagon dhe merr në mbrojtje shokët e ekipit kur këta të fundit provokohen.

“Si mund ta vendosë në dyshim trajneri i Serbisë mbrojtjen tonë?! Ishte një mungesë e pastër respekti. Unë, Marquinhos, Alisson, Danilo, Alex Sandro dhe Casemiro kemi një histori të shkruar pas nesh.

Ai duhet të informohet më shumë përpara se të flasë”, deklaroi 38-vjeçari, i cili ndaj Serbisë regjistroi ndeshjen numër 110 me fanellën e kombëtares seleçao, ndërkohë që po luan Botërorin e katërt në karrierë.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    Stojkovic eshte nje pall k....

    1. P
      Pesimisti

      Jorga nuk eshte palle kari nuk e di sa vjec je por keto jane lojra fjalesh si presion qe behet ne fillim te cdo ndeshjeje.Zoteria ka qene nje futbollist klasi qe ne ate periudhe qe ka luajtur kane qene te pakte lojtaret me talentin e tij.Informohu dhe mund te shohesh dhe video te tij.

    Lini një Përgjigje