“Vepër arti” nga Richarlison, Brazili thyen me spektakël Serbinë

24 Nëntor 2022, 21:57Sport TEMA

“Vepër arti” nga Richarlison, Brazili thyen me spektakël

Nuk është Neymar, as Vinicius Junior apo Raphinha, por Richarlison heroi i momentin për Brazilin në këtë Botëror.

Sulmuesi i Tottenhamit realizoi ndoshta golin që do të shpallet më u bukuri i “Katar 2022” në sfidën ndaj Serbisë, e fundin e raundit të parë të fazës së grupeve, e fituar 2-0 nga “Seleçao”.

Një vepër arti e ofruar nga qendërsulmuesi 25-vjeçar, vetëm 11 minuta pasi kishte zhbllokuar sfidën.

E pamundur për Serbinë që të bënte më shumë përballë pesë herë kampionëve të botës, të cilët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, gjithsesi, përfaqësuesja ballkanase i ka mundësitë për ta kaluar grupin, por do t’i duhet ndoshta të marrë maksimumin e pikëve në dy ndeshjet e mbetura kundër Kamerunit dhe Zvicrës.

1 Komente

  1. M
    Momqirsi grekofoneve

    Serbia i rruan trapin Zvicres dhe jo ta kaloje. Zvicra ka inate personale me Serbine qe nga ndeshja fundit qe luajten ku ja plasi 1 gol Xhaka dhe nje Shaqiri. Serbet u ankuan se shqiptaret e Zvicres i provokuan me simbolin e shqiponjes. Nje tifoz shqiptar qe kishte Serbia, ka vdekur. Shtypjani koken shkieve.

    Lini një Përgjigje