FOTOT: Anglia nis grumbullimin për ndeshjen ndaj Shqipërisë në Wembley

17 Mars 2025, 17:35Sport TEMA
FOTOT: Anglia nis grumbullimin për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Ekipi i Kombëtares së Anglisë ka nisur sot zyrtarisht grumbullimin për ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin legjendar Wembley.

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka ndarë një postim në rrjetet sociale, duke konfirmuar mbërritjen e skuadrës në kampin stërvitor për përgatitjet e këtij dueli. Në mesazhin e saj, FA shkruan:

“Gati për të nisur! Tre Luanët kanë mbërritur për grumbullimin e marsit!”

Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë pritet të jetë një përballje ku të dyja ekipet janë të  motivuara për të nisur me sukses rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion madhor.

Edhe pse vlen për tu theksuar se ekipi i Thomas Tuchel eshte favoriti absolut per te marre tre piket.

2 Komente

  1. K
    Kombetarja

    England vs Albania Final score 3-3

    Përgjigjjuni
    1. V
      Var-i

      England - Albania ,final score 6:0

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje