Futbollisti i Hatayspor-it: Falja e mëngjesit që më shpëtoi jetën

10 Shkurt 2023, 18:21Sport TEMA

Futbollisti i Hatayspor-it: Falja e mëngjesit që më shpëtoi

Kevin Soni, sulmuesi 24-vjeçar i Hataysporit, është një nga futbollistët e lënduar lehtë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë.

Tërmeti i parë shkatërrues, me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, goditi në orën 4:17 të mëngjesit të së hënës, duke rrafshuar pjesën më të madhe të qytetit të Hatay-t.

Kamerunazi, i cili mbërriti në Hatayspor në formë huazimi nga skuadra greke Asteras para fillimit të këtij sezoni, ishte zgjuar dhe arriti të dilte nga shtëpia.

“Unë jam një musliman. Të qenit zgjuar më shpëtoi. Doja të prisja deri në orën 6:40 të mëngjesit për të falur namazin e sabahut. Po të kisha fjetur gjatë tërmetit, nuk do të mund të dilja nga shtëpia dhe mendoj se do të isha nën rrënoja”, tha Soni.

Kujtojmë se shoku i tij i skuadrës Christian Atus është ende nën rrënoja. 

1 Komente

  1. K
    Klimax

    Dhjetra e dhjetra të tjerë që luteshin në të njëjtën orë, përse nuk i shpëtoi Allahu? Fëmija i porsa lindur apo shumë të tjerë që nuk po luteshin në orën e tërmetit si mundën të dalin gjallë nga rrënojat?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje