“Giro d’Italia”, organizatori i eventit: Prezenca e Shqipërisë na nderon, do të shikohet nga 700 mln telespektatorë

14 Janar 2025, 10:34Sport TEMA
“Giro d’Italia”, organizatori i eventit: Prezenca e

Numri një i “Rcs MediaGroup”, Urbano Kairo, ka qenë euforik gjatë prezantimit të “Giro 2025”. Biznesmeni i njohur italian në fjalën e tij ka treguar shifra të rëndësishme sa i përket “startit të madh” dhe eventit në tërësi.

“Prezenca e Shqipërisë na nderon dhe na gëzon tej mase. Mendoj se miku im Rama ka bërë zgjedhjen e duhur pasi vendi i tij meriton 700 milionë spektatorët nga 200 vende të ndryshme që do të njihen me Shqipërinë nëpërmjet turit tonë”, tha Urbano Kairo.

“Jam po aq i emocionuar sa Rama pasi dëshiroja që ‘Giro d’Italia’ të prekte disa vende dhe këtë vit kemi shtuar një copëz të rëndësishme kësaj tabloje”, tha 67-vjeçari.

Në këtë edicion të “Giro d’Italia”-s Shqipëria i shtohet 15 rajoneve të Italisë, të cilat do të përshkohen nga garuesit për fanellën e famshme rozë.

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” do të jetë i veçantë pasi dizniveli do të jetë rekord, 52.500 metra në ngjitje (20% më shumë se ai i ediconit të 2024) në një rrugëtim të gjatë plot 3.413 kilometra.

3 Komente

  1. T
    Taulant

    Organizatori i eventit eshte euforik sepse Rama e pagoi eventin me 7miljon euro. Spitali Onkologjik pa ilace ndersa kerrici i Vucicit qiras lart e poshte.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tom

      700 miljone thote ky, 800 miljon tha Rama. Vari lesht, dava qindra milionash

      Përgjigjjuni
      1. S
        Statistika

        740 milione banore ka gjithe Europa (cep me cep) . Sikur cdo europian, nga 0 - 120 vjec te shikojne Giro d"Italia, duhet me shtu dhe ca nga India qe te mund te kapim 800 milionshin, po ata nuk kane tv neper shpia.... Nuk kemi zgjidhje, duhet me punu me kinezt. Ata mund ta ngrejne numrin e shikuesve...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje