
Olivier Giroud dëshiron të nënshkruajë me Milanin. E me përjashtim të ndonjë surprize, sulmuesi me numër 9 do të vishet kuqezi edhe për një sezon tjetër. Megjithatë, për të ardhmen, Milani nuk mund të anashkalojë faktin se Giroud është 36 vjeç dhe ka luajtur në nivelin e lartë gjatë gjithë jetës së tij: ai është në formë, por nuk është i përjetshëm. Dhe kështu, për merkaton e verës, studimi i profileve për sulmin është një nga temat e rendit të ditës në klubin milanez.
Origi mbërriti në Milano në verën e vitit 2022 me ambicien për të qenë diçka më shumë se një zëvendës i Giroud. Por nuk funksionoi. Milani ka studiuar profile të ndryshme javët e fundit. Faza e ofertës është ende larg, por Joao Pedro, braziliani i Watford i datëlindjes 2001, është në listën e lojtarëve për të cilët interesohen kuqezinjtë.
Vlera e kartonit të tij është 28 milionë plus bonuse, një shifër jo e paarritshme. Mateo Retegui është një tjetër nga lojtarët e ndjekur. Ai është 23 vjeç, por ka një avantazh krahasuar me shumë kandidatë të tjerë, ka ende një çmim të ulët. Megjithatë, Milani duhet të bëjë ende vlerësime për lojtarë të tjerë për merakton e verës, sepse buxheti për tregun e transferimeve do të varet shumë nga fundi i këtij sezoni. Nëse do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kampioneve, renditja në Serie A, kualifikimi për në Ligën e kampioneve për sezonin e ardhshëm, të gjithë këto do të sjellin më shumë të ardhura në klubin milanez. Por edhe fati i Leao-s e kushtëzon merkaton e verës për Milanin.
Shitja e numrit 17 do t'i krijonte Milanit një problem shtesë, për ta zëvendësuar atë, por sigurisht që do të sillte të ardhura të mëdha për të investuar në role kyçe. Mesfushor qendre, sulmues në krahun e djathtë dhe një numër 9. Një lojë rreziku që do të luhet në muajt në vijim dhe nga e cila përjashtohet vetëm mbrojtja, tashmë e konsoliduar me Thiaw, Kalulu dhe Tomori.
Lini një Përgjigje