Gjigantët e Europës po "çmenden" pas Adri Mehmetit, klubi shqiptar i zgjat "kurorën" talentit: Një krenari për qytetin tonë, shumë shpejt...

22 Prill 2026, 15:00Sport TEMA
Gjigantët e Europës po "çmenden" pas Adri Mehmetit,

Në një moshë fare të hershme, Adri Mehmeti është duke fituar pëlqimin e të gjithëve dhe vëmendjen e gjigantëve të Europës. Falë talentit të rrallë që e karakterizon, duke shkëlqyer në fushë me gola dhe asiste, performanca e futbollistit shqiptar nuk ka mbetur edhe pa vëmendjen e klubit shqiptar që militon në Kategorinë e Dytë, Butrintit që i ka dedikuar një shkrim të veçantë.

"Nga Saranda në skenën botërore", kështu e nis postimin dedikuar Mehmetit klubi sarandiot që mrekullohet nga djaloshi 17-vjeçar i cili ka përfunduar në "lupën" e emrave të mëdhenj të globit e që në merkaton e ardhshme të verës mund të hidhen në sulm për ta bërë të tyrin lojtarin. 

Më tej, skuadra nga Saranda shkruan e futbollisti i Red Bull New York është një krenari për qytetin dhe se shumë shpejt do ta shohim të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare me fanellën kuqezi.

Megjithatë, sipas tyre, ai mund të bëhet edhe lojtari i parë shqiptar që mund të shkojë drejt Botërorit, kjo përmes Amerikës, pasi kohëve të fundit kanë qarkulluar dhe lajme për një ftesë të mundshme nga kjo kombëtare po e mendon seriozisht t'i japë një mundësi. 

9 Komente

  1. r
    rrace e pa civilizuar

    oooooh lere lere nuk shikon spo i ze gjumi per Mehmetin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Ishalla bohet yll bote ne futboll,por mos merrni kot.Adri luan ne ekipin e dyte te red bullsave,New York Red Bulls II,dhe kampionati eshte i kategorise dyte,MLS Next Pro.Deri tani po luan shume mire,por ka kohe qe te rritet si lojtar,eshte shume i ri,17 vjec.I urojme suksese,

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        O Trap. Ai luajti kundër Mesit dhe bëri gol. Cfarë flet ti kategoria e dytë!!!!

        Përgjigjjuni
      2. m
        miho

        ka qene me pare nje shqiptar ne Boteror, Shkodrani me Gjermanine

        Përgjigjjuni
        1. F
          FIVE STARS

          Vetem se eshte pak kaçurrels! Si perfundoi ne kete derexhe gazetaria?! Sajo gjithe diten lajme fake per te marre rrogen dhe ca klikime. Megjithate, jo keq! But never think you can make a fool of us!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taku

            Kaçurrel? Po pastaj

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lat nam topa topa

            Pashe Florentino Perez-in parmbreme qe kishte lidhur nje peshqir ne koke. Ikte me vrap rruges dhe fliste me vehte. Tani e kuptova pse...

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nad Noka

              Vetèm nè kètè faqe lexon se gjigandèt e botès po çmenden pèr lojtarèt shqiptarè ...!!! U çmendèn pèr Brojèn ... s'po gjen skuadèr . Tani pèr kètè djalosh ( qè sidoqoftè i uroj tè arrijè majat e futbollit ) po çmenden tè gjithè . Me sa duket qenka faji i Mehmetit atje nè Amerikè qè po i luan vidhat edhe atij biondit , Trump ....

              Përgjigjjuni
              1. U
                USA

                Nuk do jet shqiptar i parē ne nje botēror . Shqiptari i parē ne botēror ishte Adrian Kozniku me Kroacinen me 1994 ne Amerik Po aq dini Ju e aq keni Haber.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje