Gjimnasti rus i sjell Shqipërisë medalje nga kampionati botëror në Baku

4 Prill 2022, 20:37Sport TEMA

Gjimnasti rus i sjell Shqipërisë medalje nga kampionati botëror

Matvei Petrov ka arritur një tjetër rezultat fantastik në gjimnastikë dhe ia ka sjellë Shqipërisë një medalje të argjendët nga kampionati botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku. Gjimnasti rus e ka nderuar sërish flamurin kuqezi, gjatë dorëzimit të medaljeve në disiplinën e kalit me dorëza.

Petrov, pas një rivaliteti shumë të madh, pati një paraitje më të mirë se rivali Cyril Tomasone. 31-vjeçari grumbulloi më se 14.466 pikë.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov e ngre lart flamurin e Shqipërisë në ngjarje sportive nëpër botë. Ai e ka bërë këtë edhe në kompeticione dhe garat tjera të rëndësishme.

Gjimnasti rus garon prej vitesh me flamurin e Shqipërisë.

Petrov është një sportist i lindur në Rusi, por prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, ku është njohur me trajnerin e tij Alon Hasa, i cili e ka bindur për të përfaqësuar ngjyrat e Shqipërisë.

5 Komente

  1. F
    Fuck it

    Bravo. Dhe pastaj thone ska lek per sportistet. Kür njeri duhet nderuar se po nderon shqiperine me shume se shume pordhace qe ankohen se ska fonde. NUK e kuptoj si ska nje interesim me te madh per kete sakrifice QE po Ben KY Rus per ne. Apo harova ne kohen e Stalinit Ruset e ndihmuan shqiperine me ça kishin. NGA armet me moderne tek teknilogjia , fabrikat etc. Nje gje sme kujtohet, me cfare na kane ndihmuar amerikanet??? Mbase me remujat lufterat civile dhe mbeshtetjen e Hajduto- Krimineleve ne politike.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Rrespekte gjimnastit rus Metvei Petrov qe ngre lart flamurin shqiptar , rrespekte dhe i urojm suksese kti sportisti qe rrespekton me shum se shum shqiptar flamurin ton komtar , shteti shqiptar presidenti kryeministri duhet ta dekorojn kte dashamires Shqiptar se e meriton , rrespekte rrespekte rrespekte , qofsh i bekuar çfar ben per kombin tim .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi Vlore

        Nuk shoh ndonje qe ta uroj kete djalin. Apo eshte rus dhe nuk na duhet medalja e tij? Mgjtht urine keti gjimnasti pwr inat te te gjitheve edhe perse i meriton vertet urimet me te mira. Po te ishte amerikan do ishte mbushur faqja me lepirje pa fund. Suksesw Petrovit!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Respekt për këtë djalë qe perfaqson Shqiperine.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beratsi

            Faleminderit Matvei Petrotv. Dhe suksese te metejshme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje