Goditje për Kombëtaren, Ylber Ramadani mungon në ndeshjet e shtatorit! Lecce konfirmon problemet shëndetësore

30 Gusht 2025, 17:25Sport TEMA
Goditje për Kombëtaren, Ylber Ramadani mungon në ndeshjet e

Kombëtarja ka marrë një lajm jo të mirë në prag të ndeshjeve të muajit shtator. Mesfushori Ylber Ramadani nuk do të jetë i gatshëm për duelet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë, pasi është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi.

Edhe pse mbrëmë ishte titullar me Leccen në Serinë A kundër Milanit, sot klubi italian konfirmoi përmes një komunikate se lojtari do të mungojë për shkak të problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për një bllokim në mushkërinë e majtë, gjendje që kërkon trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Kjo mungesë vjen si një goditje e madhe për trajnerin Sylvinho, i cili kishte zgjedhur një grup të reduktuar lojtarësh për këto dy sfida dhe tashmë pritet të detyrohet të thërrasë zëvendësues.

Ramadani, prej kohësh një nga shtyllat kryesore të mesfushës kuqezi, do të mungojë në një moment vendimtar, duke e bërë edhe më të vështirë misionin e Shqipërisë drejt fazës finale të Kupës së Botës 2026.

5 Komente

  1. S
    Sqepari

    Po c'goditje more! Ai luan ne skuadren me te dobet te seria A?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Mos cfare na thate.Tani nuk do me zere gjumi me.Ramadoni nuk vika dot per nje ndeshje Miqesore me vendin e fundit ne Bote si Gjibraltari ,dhe cfare humbje e madhe se nje lojtar Klasi si Ramadoni nuk do kuaj kundra vendit NR 105 ne Bote Letonise.Mossss or Gazetare cfare humbje.Po Ramadani ire Latif Gazetar ka 5 ndeshjet e fundit qe eshte Rezerve,per cfare humbje thoni.Merrni Djem te rinj ,mjaft me keto njerez te trashe si ky Ramadoni.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeri I arsyes

        Mitaj ne mesfushe.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          As qe duhej Ramadani ne ndeshjet e radhes. Shehu e ka zevendesuar dhe tejkaluar. Te tjeret si Berisha Asllani Laci Pajaziti e mbulojne mjaft mire mesfushen per keto dy ndeshje. Jam dakord me Mitaj mesfushor, por jo kur luajme me skuadra te medha qe na duhen kater mbrojtjes e kater mesfushor TE forte patjeter. Nuk me pelqejne FARE keto manovrat alla Lork Cana... qe "demtohen" ose marrin kartona perpara ndeshjeve te kombetares kur tifozeria i pret me shume te jene ne fushe . Edhe Gjimshiti, me gjithe respektin si lojtar e kapiten, ndeshjet e fundit te kombetares... shume shpesh eshte "demtuar" perpara ketyre ndeshjeve dhe ka munguar ne kombetare . Ismajli po ashtu... JANE BERE BAJATE. Nuk e di si e mendojne Silvinho dhe Duka kete pune?

          Lini një Përgjigje