
Premier League vazhdon të dëshmojë se është liga më e fuqishme në botën e futbollit, jo vetëm në aspektin sportiv, por mbi të gjitha në fuqinë financiare që posedon. Rasti i transferimit të Woltemade është shembulli më i fundit që e thekson këtë dominim.
Bayern Munich kishte dy muaj që negocionte me Stuttgart, por në fund Newcastle arriti ta mbyllë marrëveshjen për plot 90 milionë euro, të paktën 20 milionë më shumë nga ajo që kërkonte klubi gjerman nga bavarezët. Ky është një tregues i qartë se klubet angleze operojnë në një tjetër realitet ekonomik.
Kjo pabarazi financiare i jep klubeve angleze një avantazh të konsiderueshëm në merkato dhe në ndërtimin e skuadrave konkurruese, duke thelluar hendekun me ligat e tjera si Bundesliga, La Liga apo Serie A.
Teksa ekipet angleze kanë luksin të paguajnë çmime të fryra dhe të tërheqin lojtarët më të mirë, klubet e tjerë europiane detyrohen të jenë më të kujdesshëm, duke humbur shpesh yjet e tyre përballë ofertave marramendëse nga Anglia.
Megjithatë, lind pyetja nëse kjo dominancë e Premier League i bën mirë futbollit europian në tërësi. Në afat të shkurtër, mund të duket si një motor që rrit vlerën e tregut dhe krijon spektakël, por në një perspektivë afatgjatë, kjo pabarazi mund të dëmtojë konkurrencën reale mes klubeve në Evropë.
Nëse vetëm klubet angleze kanë mundësi reale për të ndërtuar super-skuadra, atëherë Liga e Kampionëve dhe kompeticionet e tjera rrezikojnë të humbasin balancën sportive që i bën tërheqëse. Për të ruajtur ekuilibrin, mund të kërkohet ndërhyrja e UEFA-s me rregulla më të rrepta financiare.
Domethënë, te ndertojme socializmin e Enver Hoxhës ne futboll. Ore, në rregull. Nuk jam kontra. Por te paktën mos e shani Enver Hoxhën atëhere që mbante nën kontroll te pasurit. Thoni qe Enver Hoxha e paska patur ne rregull, që edhe ne ta marrim vesh dreqi e mori. Sepse po bëhet lemsh. Jo po jemi kapitalizëm, por te pasurit po na shkaterrojnë, duhet te marrim nga te pasurit dhe tua japim te varferve - a nuk bënte edhe Enveri te njejtën gjë. Ne kemi mesuar që ne kapitalizëm fiton me i forti, me i pasuri, më i fuqishmi. Ligji i xhungles. Ose thoni që kapitalizmi është i keq, dhe socializmi nuk paska qenë i keq.
Kush e ka shkruar kete “ mrekulli”. Kush eshte autori se duket qe te vetmen gje qe di nga futbolli eshte se topi eshte i rrumbullaket. Persa na perket neve qe mendojme se dime dy gjera nga 100 qe ka futbolli po te themi; Do zoti e nuk nenshkruan asnje futbollist i te gjitha skuadrave ne gjermani me bayerin, pasi kjo skuader eshte kancerri i futbollit te liges gjermane e masandej i futbollit gjerman. Eshte pikerisht skuadra qe ben fiks ate qe ke shkruar ti… pra merr futbollistet me te mire ose kryesoret tek skuadrat e tjera gjermane ne ate menyre qe edhe nqs nuk eshte mire ne loje, te “ siguroje” te pakten se te tjeret jane me keq se ajo. E bejne edhe skuadrat e tjera ne te gjitha ligat, por kurre si bayer dhe sidomos nuk kane shans te blejen nga skudra e dyta apo te treta ne renditje. Tjetra. Eshte mese e vertetuar se leket kurre nuk kane bere skuader, madje jo me larg se tre muaj nje nder skuadrat qe uli buxhetin fitoje chamions league. Nje tjeter qe firmosi ne nje kartopecete dhe nuk u mbeshtet tek leket por tek grupi, sec nxorri lojtarin me te mire te te gjitha kohrave. ( shenim. Problemi i buxhetit te skuadrave angleze eshte diskutuar qe prej fundviteve 90’ por me kalimin e kohes eshte pare qe buxheti nuk eshte se luan ndonje rol madhor, ka ndikime por per nje perjudhe jo me shume se 4-5 vjet. Qe ta mesosh, problemi nuk eshte se pronaret “ anglez” shpenzojne me shume se te tjeret por jane te drejtat televizive qe ne angli jane me te medha ne krahasim me te tjeret. Ky eshte dhe ndryshimi buxhetor ne te cilin uefa ka nderhyre( kuptohet per kompionatet e uefes e jo ato shtetrore) pavatsisht se ne aspektin kapitalozmo ekonomik nuk ben sens nderhyrja. Psh nje nder skuadrat qe ka perfituar me shume nga nderhyrja e uefes , “rastesishish” eshte reali. Cfare te te shpjeguj une ty qe psh kur luante real- m. unite anglezet shpenzoni shuma shume te medha qe te shikonin ndeshjen ne platformat private ndersa kur luante real- bayer as qe u interesonte. Nderhyri uefa dhe vendosi qe shumat qe mblidhen per kedo skuader te behen nje, dhe te shperndahen sipas renditjes se uefes e jo sipas se kush kishte dhene per te pare skuadren e tij. Nejsee, muhabete per ata qe dine dy gjera nga futbolli e kuptojne se leket as te bejne te triblosh me mire, as te bejne me te shpejte ( ilacet po) as te krijone karakter dhe sic ka thene mbreti( ibrahimovic)… more me shume lek, and than what?! )
Per cilat kampionate e ke "o mik" per Laga1 ne France, apo Bundesliga qe ne perberje kane vetem jevgj zezake nga Afrika dhe ekipet e ketyre ligave duken se luajne ne Afrike dhe kane blere ndonje kokerr tte bardhe nga Evropa. Ne Kampionatin frances dhe ne kombetaren e ketij vendi dominance e plote nga te zinjte nga vendet e Afrikes qe u kane dhene pasaporte franceze.
Sakte!
Tifozllek folklorik ky artikull komunisto populist. Para 40 viteve keshtu thonin per serine A . Pa tifozllek duhet pranuar qe vetem kur shikon stadiumin ne premier league te mbushur plot dhe menyren e te prkrahurit te skuadres se tyre kupton qe eshte dicka me e bukur se ne cdo lige tjeter . Pastaj nese anglishtja eshte gjuhe nderkombetare eshte me kollaj te behesh tifoz me to . Qysh me lindjen e trasmetimit satelitor e me pas me internetin fuqia e premier league shpertheu . Aty investuan njerezit me te padur te globit dhe per mua eshte mevshume se champions league e kampionat boteror se bashku.
Hahaha...ankohen gjermanet! E dini cfare I bente futbollit pasaniket e Bayern? Kur shihni, psh., te Borusia Dortmund se x lojtare i rrezikonin kampionatin, e blenin dhe e mbanin ne stol!