E ardhmja e Edon Zhegrovës po bëhet gjithnjë e më e qartë. Sulmuesi 26-vjeçar, i cili së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare, është shumë pranë një marrëveshjeje me klubin francez Olympique de Marseille.
Media franceze “FootMercato” citon burime të sigurta kur raporton se numri 23 i Lille OSC dhe drejtuesit e Marsejës kanë arritur një marrëveshje të plotë personale. Edon Zhegrova, i cili është nën kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2026, ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit francez, duke refuzuar interesimin e Juventusit.
Tani, gjithçka varet nga marrëveshja mes Marsejës dhe Lille për transferimin e futbollistit, që operacioni të përmbyllet zyrtarisht në ditët në vijim.
Bravo Juventus! Tani me Zhegrovën mund të dalë kampion i Italisë.
O shoku F, e lexove artikullin me pare?? Zhegrova po arrin akordin me Marsejen e jo me Juventusin!!!
Ska faj ai. E kanë fajin këta "kazanët". Që e bënë fakt të kryer me Juven tek shkrimet e mëparshme. Kazanët po KAZANË NGELEN. Gënjeshtra Gënjeshtra....
Qetesi ne jemi per drejteson time jo te juajt hajvana