Tifozët Kuqezi: Bojkoti po jep efekt, FSHF detyrohet të sponsorizojë biletat e Kombëtares

30 Gusht 2025, 14:50Sport TEMA
Tifozët Kuqezi: Bojkoti po jep efekt, FSHF detyrohet të

Grupi “Tifozët Kuqezi” ka reaguar pas thirrjeve të tyre për bojkotimin e ndeshjeve të Kombëtares, duke theksuar se qëndrimi i tyre po jep rezultat.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, ata falënderuan të gjithë tifozët për guximin dhe angazhimin që kanë treguar në refuzimin e një federate që, sipas tyre, është kundër popullit dhe tifozëve shqiptarë.

Sipas tyre, presioni i krijuar nga bojkotimi i biletave ka detyruar FSHF-në të sponsorizojë njoftimet për ndeshjet e Kombëtares, një situatë krejt ndryshe nga pak muaj më parë kur biletat shiteshin brenda pak orësh.

Fushata e tifozëve mbahet nën moton #mosSHKO, duke kundërshtuar çmimet e larta të biletave të vendosura nga FSHF.

Lini një Përgjigje