"Ibrahimovic na traumatizonte te Milani. Djemtë dridheshin para tij, sepse nuk ishin mësuar me këtë"

18 Tetor 2025, 11:53Sport TEMA

"Ibrahimovic na traumatizonte te Milani. Djemtë dridheshin para tij,

Philippe Mexes sot jeton qetësisht dhe disi larg futbollit. Ish-mbrojtësi i Romës dhe Milanit, gjatë karrierës italiane, ka luajtur pranë kampionëve si Zlatan Ibrahimovic, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes te Milani (2011-2012). Mexes mbeti i impresionuar nga ndikimi i suedezit, aq sa për shumë bashkëlojtarë prania e tij ishte traumë. Në podcastin “Kampo”, Mexes e renditi Ibrën mes lojtarëve më të fortë që ka parë, pranë Messit dhe Ronaldos.

“Ai më traumatizoi”, – thotë teksa e konsideroi sulmuesin më imponues, me mentalitet fituesi dhe vetëbesim të jashtëzakonshëm. Te Milani, francezi pa shumë bashkëlojtarë që “paguan çmimin” ndaj Ibrës: “Ai ishte konkurrues, fitues…, por të traumatizonte. Ai traumatizoi kaq shumë bashkëlojtarë, me të vërtetë”.

Sipas francezit, Ibrahimovic kërkonte pasimin perfekt dhe bënte presion shumë të madh nëse nuk e merrte si duhet topin: “Ju dërgoj në ferr po nuk pasuat si duhet”. Mexes përmend edhe El Shaarawy, 17 vjeç, që dridhej para tij. Çdo stërvitje ishte si një ndeshje 90-minutëshe, pa mundësi për të marrë frymë apo shpërqendruar. Trauma nga Ibra ishte reale, për shkak të karakterit të tij luftarak dhe konkurrues.

Lini një Përgjigje