Interi krenohet me Kristjan Asllanin: Sezoni i parë si ziklatër me dy trofe të fituar

27 Qershor 2023, 17:45Sport TEMA

Interi krenohet me Kristjan Asllanin: Sezoni i parë si ziklatër me dy


“Sezoni i parë si zikaltër dhe dy trofe në dollap. Sa zemra ka për Kristjan Asllanin”, është postimi që klubi zikaltër ka publikuar në rrjetet sociale.

Mesfushori shqiptar shikohet si e ardhmja e klubit edhe pse ne kete sezon nuk kishte besimin e Inzagh-it, i cili nuk ka preferuar per te aktivizuar shumë shpesh.

Vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hapur një sondazh për mesfushorin e Kombëtares tonë.

Në një postim me 10 foto të momenteve më të bukura, Asllani ka marrë me mijëra komente dhe bie në sy fakti se të gjithë e mbështesin dhe kërkojnë që të ketë më shumë minuta.

Asllani shkëlqeu së fundmi ehde me Kombëtaren ku në transfertën ndaj Ishujve Faroe, gjeti rrugën e rrjetës me një supergol nga distanca.

Lini një Përgjigje