Ish-futbollisti vlonjat i Partizanit: Punova në kazëm prej biografisë!

16 Qershor 2024, 18:30Sport TEMA

Ish-futbollisti vlonjat i Partizanit: Punova në kazëm prej

Ish-futbollisti Mexhit Haxhiu ishte personazhi i kësaj jave në “Profil” në Euronews Albania ku ka treguar më tepër rreth jetës së tij si futbollist por edhe rreth sakrificave që ka bërë në jetë.
Ai tha se duke qenë se ishte me biografi të keqe, u privua për disa kohë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll duke u dërguar për të punuar me kazmë në Lushnjë.

“Kur kam vajtur te partizani rezervohesha që të thosha ndonjë gjë se mund të merrej edhe për ters. Unë aty kam gjetur lojtar si Panajot Pano e të tjerë. Dikush erdhi te porta e klubit të partizanit dhe bëri një kontakt në zyrat e klubit të partizanit. Mua më tingëlloi keq ardhja e tij te zyra.

Ndërkohë ai kishte njoftuar se filani nuk do shkojë në filan vend dhe më dërgoi në Lushnjë në brigadë të punës. Më hoqi nga futbolli dhe më dërgoi në Lushnjë në brigadë të punës. Më hoqi nga futbolli dhe më dërgoi në Dushk, atje do punoja me kazmë se atje ishte vendi i rezervuar për të gjithë ata që nuk kishin biografi të mirë. Quhej brigada e punës”,-tha  ish-futbollisti.

5 Komente

  1. P
    Peter

    Po perveç respektit te padisktueshem per Mexhit Haxhiun, mbaj mend golin qe ka bere kunder Chernomores se Bullgarise si sulmues i Partizanit. Me sa di ai ka luajtur dhe ne ndeshjen e kthimit ne Sofie. Mbase ata qe vinin tek dera e klubit duhen demaskuar, dhe jo ti biet shkurt " isha me biografi te keqe". Jo per gje por me mire te jemi racional.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Sakte, Mexhit Haxhiu me baba te arratisur ka shkuar te luaj jashte shtetit me Partizanin dhe nje ndeshje kombetare. Mexhiti eshte pak si shume hundperpjete, dhe ne keto raste kur ke nje klecke, njerezit ta gjuajne rastin te ulin hunden. Fakti eshte qe babai i tij ishte arratisur, dhe ndeshkimi atij sistemi ka qene i rrepte.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Megjithe respektin, kjo qenka çeshtje karakteri e

      Une kam pasur dhe kam shume respekt per Mexhit Haxhiun si lojtar, si vlonjat dhe si njeri i sjellshem, por keto qendrimet e soteme, me duken si te teperuara. Vlora e ka mbajtur ne krahe Mexhitin dhe jo vetem Vlora por gjithe Shqiperia. Me kujtohet nje ndeshje nderkombtare e Kavajes dhe Mexhitin e mori Kavaja per ate dite; merre me mend. Mexhiti bente pune shume te bukur dhe specialiteti duke riparuar elektromotorrat, por formale ishte ajo pune se e kalonin tere diten ne hotel Sazani apo Vlora dhe hanin e pinin pa para, plus qe punen e kishin sa per bordero. Po çfare duhet te theme une qe s'kisha asnje cen ne biografi dhe punoja maleve e fushave duke u mbledhur ne shtepi afer mengjezit?! . Ja, ja arrite kohes te ankohesh me shume se te tjeret ! Pastaj Mexhiti ka bredhe boten me skuadrat, akoma do apo eshte bere mode tani qe ankohet dhe Qemal Lame per Enver Hoxhen qe ishte kryekrimineli Shqiperise si kryespiun. Ruani prestigjin dhe respektin qe u eshte krjiuar se ku do shkoni?!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o shpirt shyqyr që ka vdekur enveri,se po të ishte gjallë!?dhe ai do kishte qënë i persekutzuar nga enveri!!varju karët se kanë rrjedhur me kohë!!është bërë modë të kesh qënë i persekutuar,si ishte në kohën e enverit në modë që kishte ndihmuar në çlirimin e vëndit!!edhe atje dilte dikush që thoshte se dhe unë kam ndihmuar në çlirimin e shqipërisë sepse kam dëgjuar që babai i ka parë partizanët duke kaluar në anën tjetër të malit!!

        Përgjigjjuni
      2. S
        SOKOL LUARASI

        Mexhit Haxhiu ishte mirë t' a evitonte këtë histori . Pasi i hap telashe vetes kur thotë se isha me biografi të keqe , dhe nga ana tjetër është aktivizuar me klubin më prestigjoz të asaj kohe " PARTIZANIN " . Është aktivizuar edhe me ekipin KOMBËTAR të SHQIPËRISË , si dhe me takime ndërkombëtare jashtë shtetit . Anën kontradiktore të këtyre fakteve e zgjidh vetëm përkrahja e fuqishme e autoriteteve të asaj kohe , tepër e veçantë , e rezervur posaçërisht vetëm për Mexhit Haxhiun , ndërkohë që për masën tjetër të sportistëve me probleme biografike masat ishin dragoniane . Është

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje