DORTMUND - Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer stërvitjes në kampin bazë në "Kaiserau" të Dortmundit.
Pas humbjes 2-1 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024, kuqezinjtë patën një stërvitje të lehtë me karakter lehtësues.
Të gjithë lojtarët ishin në dispozicionin e Sylvinhos, teksa atmosfera dukshëm ishte e nderë, kjo edhe pas humbjes me Italinë vetëm dje në mbrëmje.
Në pamjet e publikuara nga FSHF, duket dëshpërimi i Rey Manaj për rastin e humbur përballë Donnarummas në fundin e ndeshjes me Italinë. "Aaaa, për pak", duket sikur komunikon lushnjari.
Tanimë kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e radhës, atë kundër Kroacisë të mërkurën në orën 15:00 në Hamburg. Veç këtij dueli, Shqipëria ka edhe përballjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës më datën 24 qershor në Dusseldorf. (VIDEO)
Ju uroj nji humje te omel 4 me 0 me kroacin se ju luni per ti dhon i dor italis nuk luni per shqiprin zhulca te ndyr , treçereku ekipit luante per italin u ben gazi botes yt kopila , zdu me ja u pa mo surratin kelysha qe luani per fitoren e italis me fanell shqiptare ne trup ,legena