Kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro, vijon me thumbiet karshi ish-trajnerit të Partizanit, Aleksandr Veselinoviç. Nëpërmjet një lidhje për emisionin “Max Sport”, pas ndeshjes ndaj Kastriotit, mbrojtësi foli për përplasjen që pati me ish-trajnerin e të kuqve, ku nuk i kurseu ironitë.
“Komenti në Facebook për Veselinoviç ishte instiktiv. Ai tip jam unë. Partizani nuk e meritonte atë trajner, i uroj suksese në vazhdim dhe ishalla të shpallet kampion.
Mos bëjmë sikur jetojmë në Tahilandë. Shumë paskemi ecur me kaq shumë bërryla sa ka ky sport.
Edhe në nivelet më të larta mund të ketë mosmarrëveshje, lojtarë-trajner, të jesh djalë i drejtë në Shqipëri i bie të jesh djalë i keq. Duhet të jesh i urtë që të thonë djalë i mirë.
Trajneri mashtroi në një situatë të zakonshme. Ndoshta duhet të luante ai lojtar. Punët e tyre. E gjitha lindi mbas ndeshjes së Laccit, kam luajtur 90 minuta dhe në derbi u ula në stol. Nuk e kuptova. Nuk mund të shkojë trajneri i Naftëtarit, trajner i Crvena Zvezdës apo i Partizanit të Beogradit, nuk ndodh. Kështu ishte puna e këtij, e tregon CV. Nuk e di si e mori Partizani këtë. Më hapur nuk di si ta them. Bënim stërvitje të U12-ës. Dalim në analizë, porteri te sulmuesi, sulmuesi te x lojtar. Edhe në kategoritë e tretë shqiptare nuk ndodhin këto.
Shkova si kampion Maqedonie dhe u investova totalisht te Partizani, erdhi një trajner që nuk e njeh as shtëpia e vetë dhe më dëmtoi. Kam pasur oferta edhe nga Ballkani i Kosovës. Vendosa të shkoja te Pogradeci, se ka një projekt shumë të fuqishëm, shumë shpejt do e shikoni.
Te Pogradeci më dhanë të njëjtat lekë që jep një ekip që synon titullin kampion në Superiore. Jam në vendlindjen time. U ndërthur edhe pjesa ekonomike, që mos bëj kot erdha vetëm për fanellën.
Pa e ofenduar, po sa për Atanskoska, duhet ta marrë në kurriz dhe të luaj bashkë me të.
Nuk dua të iki te Partizani. Jam lojtar i Pogradecit edhe për sezonin tjetër”, u shpreh Zguro.
Po po ashtu eshte o koqe te je lojtari me gomar qe nuk I zene kembet dhe ne nje ekip. Veselinovic ishte trajner I mire per ekipin sepse ka nje bilanc shume here me te mire se parardhesit dhe ne qoftese ti hajvan qe luan futboll per te bere te fortin nuk te erdhi pas avazit kjo eshte ceshtje tjeter sepse medemek te trajtoi me te padrejte pasi jam kostatoi qe se tamam gomar. Prit se edhe atje ku ke shkuar se ke te gjate dhe per kete do e kete fajin trajneri.