Ish-trajneri i klubit britanik flet për Muçin: Ne na kërkuan 4 milionë euro, u çudita kur Beshiktashi e bleu për 10

6 Dhjetor 2024, 16:17Sport TEMA
Ish-trajneri i klubit britanik flet për Muçin: Ne na kërkuan 4

Transferimi i Ernest Muçit në radhët e Beshiktashit vazhdon të prodhojë polemika të shumta në Turqi. Klubi i cili ka probleme financiare, akuzohet se ka paguar shumë mbi vlerën për kartonin e sulmuesit shqiptar, në momentin kur e bleu për 10 milionë euro nga Legia në Poloni.

Situata së fundmi është bërë më e komplikuar pas deklaratave të lëshuara nga Erol Bulut, trajneri turk i cili ka qenë në drejtimin e klubit të Kardif. Uellsianët, të cilët janë pjesë e Championship, ishin mes atyre që kërkonin Muçin, siç tregoi vetë ish-trajneri për mediat turke, por zbuloi se kërkesa që Legia kishte për ta, ishte shumë më e ulët.

“Ernest Muçi ishte një transferim që po merrja në konsideratë te Kardifi. Kur ne pyetëm, na thanë që vlera e tij mund të ishte rreth 4 milionë euro. Unë u çudita në atë periudhë, kur për ne thanë se ishte 4 milionë euro, por ai erdhi te Beshiktashi për 10 milionë euro. Kjo gjë ndodhi në merkaton e dimrit të vitit të kaluar.

Meqë ne kishim një bllokim të merkatos, klubi nuk mundi ta hapte. Ne nuk kishim mundësi ta bënim transferimin gjithsesi”, shpjegoi Bulut për “BeIN Sport”.

1 Komente

  1. T
    Tifoz

    Këto janë shitblerje dhe transferta të tipit "Duka". Sa allishverishe bëhen në futboll ku vidhen e pastrohen para një zot e merr vesh!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje