“Ishte një dhuratë perfekte, e pashë që e hapi topin në të majtën”! Broja shpjegon golin: Kur e pashë topin që shkoi në rrjetë…

21 Dhjetor 2025, 18:35Sport TEMA
“Ishte një dhuratë perfekte, e pashë që e hapi topin

Armando Broja i ka dhënë fund thatësirës! Sulmuesi shqiptar është rikthyer te goli pas një kohe shumë të gjate mungese duke tundur rrjetën në ndeshjen Burnemouth-Burnley.

Ishte goli i shqiptarit që i dha pikën e parë Burnley pas 7 humbjeve radhazi në barazimin 1-1.

Në faqjen zyrtare të klubit, Broja tregon sesi arriti të realizonte golin e shumëkërkuar dhe të thyente mallkimin.

“E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte.

Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time. Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë.

Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, tha Broja. 

5 Komente

  1. F
    Fansi juaj.

    Suksese Broja.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liu

      Dhurata me tamam i erdhi nga mbrojtesi ... Nejse urime djalit se e kemi si ujet e paket

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sander

        ajde me koke e kembe te mbare!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          urime djali por duhet ta kishe shenuar ate golin vetem me portierin .ne premier league nuk ti falin keto gabime .nejse inshallah na qendron shendosh se do na duhesh fort ne mars .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loku

            Përtac

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje