“Jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë”! Sulmuesi serb nuk parashikon dot ndeshjen: Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria

6 Tetor 2025, 16:08Sport TEMA
“Jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë”!

Stevan Raçiç ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”.

Ish-sulmuesi i Partizanit që vazhdon ende të luajë në nivelet e ulëta të futbollit në Serbi, nuk e harron kohën e tij në Tiranë. Madje lidhja për të është aq e fortë, aq sa serbi nuk mund të parashikonte dot as fitoren e Serbisë ndaj Shqipërisë.

“Uroj që çdo gjë të kalojë mirë dhe të luhet futboll. Unë jam tifoz i Serbisë, por e dua edhe Shqipërinë. Nuk mendoj se do të ketë incidentet, uroj që shqiptarët të ndihen në shtëpinë e tyre kur të vijnë këtu si kur jam ndierë edhe unë në Shqipëri. 

Rezultati? Të fitojë futbolli, të fitojë dashuria. Një zemër e madhe për Shqipërinë, e kujtoj kohën te Partizani. Me këtë rast përshëndes edhe të gjithë tifozët e Partizanit”, tha Racic. 

8 Komente

  1. I
    Ish Emigranti

    Edhe ne Shqiptaret kemi patur simpati per Serbin vecanerisht gjate diktatures. Shef per shembull komentatorin e TVSH me fanelle te Serbise. Ose emigrantet Shqiptare , kush ka pasur pune me Serbe asnje s ka mbetur me pershtypje te keqe. Ne sherr me ta na ka futur vec krahina e Shqipe Hysenaj me shoke

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sander

      motern o emigrant pa Atdhe nga vendlindja jote

      Përgjigjjuni
      1. P
        PARTIA e PUNKËS

        I NËNCMUAR, i PËRULUR, INFERIoR, kalon shumë mirë me shkiet. Me siguri ken bëlbëzitur edhe ndonjë llaf shkinisht (kurrë nuk ta kthen shkau shqip, i miri yt, kurrë. I shkërdhyer i nderuar - sipas karakterit tënd.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kush Shan Shqiperine….!??

        Nje serb ne aerportin e Beogradit, shau Shqiperine! Po si nuk e kapet more, te na e thonit edhe emrin! Nuk lejohet ky “terr informativ”! Nuk shkohet ne BE, me Kete nivel informimi!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tifozi plak

          Normal qe nje nje pjese e vogel e tifozeve serbe jane ultras por problemi eshte se nje pike helmi thone helmon gjithe ujin e pusit.Qeveria serbe ka faj se e perdor Kosoven si koke turku qe mileti te heqin vemendjen nga korrupsioni i tyre .Shumica e serbeve nuk e rruajne shume per pulitike .Vete qeveria serbe nuku eshte e interesuar per trazira qe do penalizojne serbine por qente qe kane ushqyer u kane dale jashte kontrollit .Mesim per ne qe stadiumin ta perdorim vetem per sport e asgje tjater .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifoz i ri

            Shkurt le te fitoj futbolli dhe le te plasin nga zilia prapaniket Ballkanike qofshin shqipfoles qofshin Serbishtfoles

            Përgjigjjuni
          2. "
            "Sportistët" e Vučić-it

            Ka dërguar Vučić spiunë gjithandej Shqipërisë të kamufluar si "sportistë". Sa për dijeni "Crvena Zvezda" e Beogradit udhëhiqet nga shërbimi informativ i Serbisë. Edhe në ish Jugosllavi personi që shkroi biografinë e parë të Enver Hoxhës në botë ishte në udhëheqje të klubit futbollistik "Dinamo" të Zagrebit, se vetëm ashtu, si "njeri i sportit" mund të përbirohej (depërtone) në Shqipërinë e mbyllur nga Enver Hoxha. Kur vdiq Enveri nuk e lejuan të hynte në Shqipëri, varrimin e pa në RTSh nga Ohri.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PARTIA e PUNKËS

              Një leksion për shqiptarët LONDINEZË. Rrofsh!

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje