Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

5 Tetor 2025, 16:08Sport TEMA
Egnatia triumfon ndaj Vorës, i nderon një gol

Egnatia triumfon 0-1 ndaj Vorës në Laç, në ndeshjen e Superiores.

Kampionët e Shqipërisë zhbllokuan shifrat në minutën e 17-të, me Flamur Ruçin që i shpëtoi mirë mbulimit të mbrojtjes dhe realizoi me kokë.

Në pjesën e dytë, për ekipin e Edlir Tetovës mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë në shtëpi 3 pikët.

Egnatia renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Vora është në vendin e gjashtë me 7 pikë.

Lini një Përgjigje