Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj Champions si trajner

5 Tetor 2025, 14:22Sport TEMA
Sylvinho: Dua të shkoj në Botëror dhe më pas të fitoj

Sylvinho beson se Shqipëria mund të fitojë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen ndaj serbëve.

“Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtare e fortë, por kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe”.

“Tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.

“Po të them një sekret. Një trajner e ndien kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.

“Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”, deklaroi ai.

7 Komente

  1. t
    totololi

    Kurse une enderroj te kem dashnore Taylor Swift. Ah i shkreti ti per trut qe ke, e ne te shkretet qe te kemi ty.

    Përgjigjjuni
    1. t
      totololi

      Kurse une enderroj te kem dashnore Taylor Swift. Ah i shkreti ti per trut qe ke, e ne te shkretet qe te kemi ty.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        U kujtove vone! Duhet te kishe fituar 3 pike ne transferten Letoni dhe patjeter ne Tirane fitore qe nuk u arriti me Serbine. Te mbetet ta realizosh endrren duke mundur Serbine atje dhe t'i marresh barazim Anglise ne Tirane. U sqaruam besoj!?

        Përgjigjjuni
        1. s
          sportedashesi

          Ha ha ha ha.Na boni me qesh me zor kur deklaron qe jam ketu per ti ndihmuar.Kush me thote nje karakteristike te ekipit qe ka futur ky medioker qe merr parate qyl dhe trajnohet ne Shqiperi per tu bere trainier i Brazilit ndonese nuk ka gjasa kurr.Ekipi yne eshte si e ka marre ne fillim ndoshta me i plakur ku lojtari me i mire eshte Hysaj edhe pse tashme i plakur. Sa per kualifikimin e ketij dendermeni medioker si trainier ose tallet me ne ose tall vetvehten.Kesaj ne gjuhe popullore i thone "Te fluturosh me pras ne b..the!Suksese Silvinio ne parate qe fiton. ;

          Përgjigjjuni
          1. G
            GOSTIVARI

            PËRSE JO. Ta shtroftë zoti udhën drejt realizimit!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sprinteri

              Me këtë ekip dhe këtë lojë,nuk meritojmë të shkojmë në botror,pavarsisht nga ëndrrat e dêshirat. Dhe nëse ka mediokritet në lojë është për meritë të trajnerit që s’di ç’thotë dhe ska pik sigurie dhe demostron vetem frikë. Rastësia e europianit nuk mund të përsëritet,që gjithsesi patem fat e morem maksimumin nga merita e ndonjë aftesie individuale. Por,nëse do arrinim tê kuptonim pas atij suksesi dhe të reagonim duke permirsuar te metat dhe të kishim një fizionomi më të qartë në lojë dhe të bëheshim më solid,përkundrazi shkuam në delir sikur kishim fituar kupen e botes dhe na hypen pordhet ,aq sa në vend që të plotsonim e tê forconim skuadrën me ndonji element pozitiv,e dobsuam atë,që nga heqja e portierit Berisha,që ishte ‘heroi’ i kualifikimit e deri te ‘spastrime’ te tjera. Tani perfaqesuesja jone e futbollit,ka fizionominë e ‘fytyrës’ së drejtimit të keq të fshf,e cila ka ‘shqiptarizu’ dhe Sylvinho-n,i cili po përcjell tek lojtarët modelin dhe mentalitetin shqiptar të futbollit,paçka se futbollistët e saj janë shqiptar që luajnë jashtë dhe duhet të kishin tjeter mentalitet. Prandaj dhe ka ardh koha qe te heqim dore edhe nga trajneret e huaj të tipit Sylvinho ,që bëhen më shqiptar se shqiptarët dhe harrojn që i kemi thirur për të na percjell mentalitetin fitues te futbollit botror dhe jo të na tregojnë se erdhën per te na ndihmuar ‘si me i ra topit’. Dhe sa për ndeshjen me Serbinë ,do të doja të ishte një rezultat i pastër 3:0 për ne,por jam me këmbë në tokë dhe me keqardhje them se ky rezultat do jetë për Serbinë. Krenohem me kombtaren tonë të Panajot Panos,që luante si e barabartë me RFGJ te Bekenbauerit në 1972,,apo me kombtaren e Tares ku 97-en gjermanet mezi na munden ne Granada 2:3 dhe ne Gjermani 4:3. Sot na duhet trajner qe te vendos perfundimisht nje fizionomi loje si te ish trajnerit te madh Loro Boriçi,apo edhe te stilit te trajnerit Zhega dhe Hafizi. Na duhet sot një Ilir Daja ,që teorinë e interpreton bukur ne praktike,që me brumin qe ka kombtarja ,por edhe me ndonji element te ri,do të ndertonte nje kombtare 100% ‘bio’.. Gjithsesi,suksese!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Mos ia fusni pordhes o shqipo qe mendoni se i dini te gjitha se teainer me te dijshem nuk mundemi me gjet por keta lojtare kemi qe bejne mire ne klube po me kkmbetaren luajne si te qire ne bythe .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje