Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë i pranishëm në “Santiago Bernabeu”, për të ndjeku nga afër sfidës mes Real Madrid dhe Villarreal, e cila përfundoi 3-1 në favor të “Los Blancos”.
Rama u pa krah presidentit të madrilenëve, Florentino Perez. Është ky i fundit që ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, pasi mes palëve pritet të arrihet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të futbollit shqiptar.
Siç paralajmëroi javë më parë administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, Real Madrid pritet të investojë 20 milionë euro dhe kjo marrëveshje do të ketë lidhje pikërisht me klubin vlonjat.
Klubi më i suksesshëm në arenën evropiane të futbollit pritet të sjellë në Shqipëri shkolla futbollit, për t’i dhënë një dorë përmirësimit të këtij sporti në vendin tonë.
Sinan Idrizi se bashku me Kreshnik Çipin shoqëronin Ramën në këtë takim.
Po e bere Edi do te krijosh bazen e nisjes bere nje breze futbolli me standarte dhe do krijoje futbollista per kampionatin tone dhe te botes, dhe ne funde leke per ata me fate.
Ore ky Sinani është kokrra e mashtruesit. E la Flamurtarin 10 vjet në kategorinë e dytë.
Sinan rrobshkerdhyeri ,eshte ai qe e ka katandisur flamurtarin ne kete gjendje ,mos te harrojme kete ndertuesin e pd-se me 4 klase shkolle cipin dhe krye rrobqirin e rilindjes ,qe se ka mendjen te permiresoje jeten e qytetareve por te futbolli