'Kemi shumë lojtarë në krahun e majtë', lënia jashtë e Ernest Muçit e Anis Mehmetit dhe shifrat që janë kundër trajnerit Sylvinho

4 Tetor 2025, 15:41Sport TEMA
'Kemi shumë lojtarë në krahun e majtë', lënia

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, zbardhi listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Serbisë e cila luhet më 11 tetor në Leskovac dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli është shumë i rëndësishëm për tanët, kjo për të vijuar rrugëtimin drejt ëndrrës 'Botëror 2026'.


Gjatë konferencës për mediet, i pyetur për lënien jashtë të Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit, trajneri tha se donte 25 futbollistë në ekip dhe jo 28. Deri këtu gjithçka është e kuptueshme. Më pas trajneri shtoi se fluksi në krahun e majtë të sulmit la jashtë Muçin dhe Mehmetin.

"Muçi ka rrugëtim të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi", tha trajneri Sylvinho.

Në një kërkim të thjeshtë, statistikat janë kundër Sylvinhos, pasi pikërisht Muçi, Mehmeti dhe Seferi, të cilët nuk janë grumbulluar, janë me më shumë minuta të aktivizuar me klubet e tyre.


Për krahun e majtë Sylvinho ka grumbulluar Arbër Hoxhën dhe Nedim Bajramin, i cili mund të luajë edhe në këtë pozitë. Si për ironi të fatit, dy emrat që Sylvinho ka të gatshëm kanë më pak minuta në fushë, sesa emrat që mund të ishin në ekip.

Ndërkohë, Muçi u aktivizua dje për 17 minuta në Turqi me Trabzonspor, në fitoren e ekipit të tij 4-0 kundër Kayserispor. Sulmuesi anësor ishte efikas në fushë, duke nxjerrë dy herë në pozicion goli shokët e tij të ekipit, por këta të fundit s'e kishin saktësinë e duhur.

Në Angli, Mehmeti mbetet futbollisti më i vlefshëm i Bristol City, duke shënuar katër gola këtë sezon.

Statistikat e futbollistëve këtë sezon:

Anis Mehmeti - 10 ndeshje këtë sezon, për 851 minuta në total

Taulant Seferi - 9 ndeshje këtë sezon, për 624 minuta në total

Ernest Muçi - 10 ndeshje këtë sezon, për 456 minuta në total

Arbër Hoxha - 9 ndeshje këtë sezon, për 426 minuta në total

Nedim Bajrami - 9 ndeshje këtë sezon, për 163 minuta në total

5 Komente

  1. K
    Klodi

    Anis Mehmetin gjynaf qe se therret, sa per Mucin jam dakort ne nivelin qe eshte sna hyn ne pune kundra Serbise.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Morava

      Sa mirë do të ishte,sikur përzgjedhja e lojtarëve të bëhej vetëm nga kritere e statistika të tilla si këto që thotë ky gazetari. Veç gazetarit do të isha edhe unë specialist futbolli sepse kam qënë i mirë në arithmetikë në klasën e katër fillore dhe di të mbledh minutat dhe po ashtu di të numëroj edhe golat që bëjnë lojtarët .Ore gazetar nuk e kuptoj si të ka shpëtuar pa e zënë në gojë atë sulmuesin e Roskovecit ?. Ka më shumë minuta se të gjithë këta të marë së bashku dhe gjithashtu ka një mesatare prej 4,3 gola për ndrshje në këtë vitin e fundit

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dino

        Sa me i ulet intelekti vella aq me specialist behet tjetri per gjithcka

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miri

        Gazetaruce Shqiperie.Na cate Bythen me Ernest Mucin se eshte Tirones,por si kojtar eshte Hic.Ishte tek Legia,vitin e pare tek te rinjte,pastaj nje ndeshje mire,3 ose 4 Rezerve,ose ne Tribune.Erdhi tek Beshiktashi,e njejta Histori,nje ndeshje mire dhe 3 Rezerve.Tani tek Transbospori,Zero gola ne 2 ndeshje.Jeni Idioter apo merrni Leke per te shkruar keshtu:Dhe une po te jem Trajner nuk e therras kurre,eshte me Probleme Truni,nuk mbush mire,Menefregist,sic i thone ne Italian atij qe nuk mbush.E njejta Histori me Mucin eshte me Me Mehmetin:Luan nje ndeshje dhe shkelqen,pastaj per Lesh.Mos na i boni yll,nuk e ka fajin Trajneri : Lojtaret tane jane per Lesh,Rezerva ne ekipet e tyre,pa Minuta,dhe ne forme Leshi.Si keto te dy eshte dhe Broja,Kot,Kot,fare,pse nuk fillon te marri Shpendin,mjaft me me Brojen dhe Manajn.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dino

          shume sakte. karakteristika kryesore e popullit pa intelekt eshte se i duket sikur di gjithcka

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje