Armando Duka, që prej kohësh është president i FSHF, tashmë ka vendosur të zgjerojë perandorinë e tij – nga stadiumet bosh, tek ekranet plot.
Në emër të FSHF, është hapur kanali i ri televiziv “FSHF TV”, që do të transmetojë 24 orë në 24 vetëm atë që sheh Duka me sy dhe dëgjon me veshë.
“Objektivi u realizua”, tha presidenti gjatë inspektimit të studios televizive, duke shtuar se më në fund futbolli shqiptar do të ketë një ekran që nuk kritikon, nuk bën pyetje dhe nuk gabon asnjëherë… përveç kur fiket rryma.
Në këtë mënyrë, pas bankës, fushës, biletës, arbitrit dhe federatës, futbolli shqiptar ka tani edhe televizionin e vet… sigurisht, me “regjinë” e Armando Dukës.
O Mero ,,,po ca ke me Mandin,, eshte i zoti dhe nuk i ka bere keq njeriut,pervec se ka ndimuar,pastaj e ke edhe nga Tepelana me origjine.
Armand Duka eshte shijakas, nuk ja di origjinen, se me keto pune merren leberit, ata jane specialiste te biografive. Si gjithe Shijaku, edhe Armandi tifoz i Partizanit, qe kur shijakasi Agim Murati luante me Partizani.Por ka nje kontradikte, se edhe keta te TemA jane tifoze te Partizanit dhe s'e kuptoj perse nuk shkojne dakord?! Mire Erion Brace, e pastaj edhe Veliaj ju kundervune Dukes, po djali i Meros... perse?! Pastaj, egziston Fifa TV, Uefa TV, e cdo ekip serioz qe I ka mundesite e ka nje... Channel te vetin. Perderisa po e ben, dmth qe i ka mundesite financiare dhe ambicje per permiresim... hiqini kapelen. Ne fshatin tone cdo risi shihet me tallje e percmim... pastaj KOPJOHET.
Ma siguri emrin do tja vërë tv. DUKA I DROGËS...
Duka avash avash do shpall shtetin e vet,si puna e Baba Mondit,ka problem per televizion!
DUKA DI CRIME - TV, emri i televizjonit.
Ore mos kishte te drejte ai Berisha kur i quante Duka_ t klani i zemunit apo thua tja ket futur kot. Cka nuk ben vaki....