Janë “zhdukur” tifozët, alarm në FSHF. Mbledhje me klubet për të mbushur stadiumet

22 Janar 2024, 18:00Sport TEMA
Janë “zhdukur” tifozët, alarm në FSHF. Mbledhje me

“Futbolli luhet për tifozët”. Ky slogan duket se e ka humbur funksionin në vitet e fundit në futbollin shqiptar. Përjashto ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe deri diku ndonjë derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që sjellin tifozët në stadium, pastaj ndeshjet e tjera ofrojnë një zbrastësi.

Madje në disa raste kot paguajnë edhe faturën e energjisë elektrike, kur luhet në dritat e prozhektorëve, pasi tifozë nuk ka, si dhe cilësia e argëtimi në fushë është në nivelin në mesatar. Sirenat e alarmit për zbrazjen e stadiumeve kanë rënë prej kohësh, por tani situata është vërtetë alarmante.

Departamenti i Garave në FSHF organizoi sot një takim me klubet e kategorisë “Abissnet Superiore” ku u diskutua në lidhje me strategjitë që mund të përdoren për të përmirësuar produktin dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit.

Në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesën anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Pano Xhixho, drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, Drejtori i Departamentit PR në FSHF, Fatjon Kodra, drejtues dhe zyrtarë të marrëdhënieve me publikun dhe marketingut të klubeve.

Zyrtarët e FSHF-së theksuan objektivin dhe dëshirën për të pasur sa më shumë promovim dhe sa më shumë marketing të kampionatit elitar, në mënyrë që të afrojmë sa më shumë tifozë në shkallët e stadiumeve dhe të rritet interesi publik për ndeshjet e “Abissnet Superiore”.

Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e përfshirjes së akademive dhe futbollistëve të rinj në skenën e futbollit profesionist si dhe për të ndërtuar strategji edhe për afrimin e vajzave dhe grave në stadium nëpërmjet fëmijëve dhe familjarëve që luajnë futboll.

Mbledhja vijoi me një diskutim të frytshëm me përfaqësuesit e klubeve që folën për problematikat që hasin në përditshmëri dhe ndanë idetë për mënyrën dhe strategjitë që mund të implemetohen për të përmirësuar vlerën e produktit dhe për të rritur cilësinë e futbollit.

4 Komente

  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

    Keni prodhuar një mall, emrin në etiketë e ka futboll. E blen njeri në treg? Kryetari i bashkisë zgjidhet President, investon nga taksat e qytetarëve. Deri kur kështu?!

    Përgjigjjuni
    1. t
      tetovari2

      përveç saj trukojnë ndeshjet, dhunojnë gjyqtarët,nxjerin koburen si në perëndimin e egër dhe doni shikues!!!?

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tifozi i Partizanit

      Edhe ata ato tifoze qe shkojne ne stadium jane antare te familjeve te futbollistave ,tifozet nuk shkojne ne stadium per te pare pazaret qe bejne presidentet e klubeve si dhe lojtaret ,tifozet do shkojne ne stadium mbas nja 20 viteve kur te jene larguar ose burgosur keta funderina ,harova dhe xhambazin me te madh Don Duken ,nuk jam kerkushi dhe nuk me takon te beje thirje ,por me ha nga brenda se si mundet te lejoje shteti keta matrapaze ,kujtoni Juven e presidentin atehere u denuan si she shume futbollist ,

      Përgjigjjuni
      1. !
        !

        Kanë ikur tifozët në Gjermani. Nuk pritën as sa të fillonte Europiani, të paktën. Në Gjermani do t'i gjeni, e aty do t'i leni. Do ju presin aty deri kur t'i vije radha prapë Gjermanisë të organizojë Europianin tjetër.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje