“Jemi në bashkëpunim me Silvinjon”, Bushi: Kam lojtarë që bëjnë futboll të bukur

8 Qershor 2023, 12:24Sport TEMA

“Jemi në bashkëpunim me Silvinjon”, Bushi: Kam


Alban Bushi doli sot para mediave për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë, ku analizoi listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai u shpreh besimplotë se Shqipëria ka lojtarë të mirë si në moshat ashtu edhe në ekipin e parë.

“Lista? Janë 8 lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Kishim një plan për të marrë lojtarë të tjerë, por kemi kohë që i shohim këta që kemi marrë. Janë lojtarë të perspektivës. Janë lojtarë të mirë dhe të rinj.

Alivoda dhe Preka? Mungesa për arsye teknike. Do provojmë disa lojtarë të tjerë të rinj. Të jesh trajneri i kombëtares U21, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të bësh plane.

Miqësorja? Është pak e vështirë, por më pëlqen, sepse kështu ecim përpara. Ndeshja me Bullgarinë është një test i mirë për ne. Ata luajnë me të njëjtin sistem si Armenia.

Do doja të kisha edhe lojtarë që mungojnë, por ata do të rikthehen në shtator. Besoj se këta lojtarë do e përballojnë mirë këtë ndeshje, si në lojë dhe rezultat. Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar.

Bashkëpunimi me Silvinjon? Puna me moshat është primare në ekipin kombëtar. Jemi në bashkëpunim me trajnerin e ekipit A. Ai ka luksin të përzgjedhë lojtarë nga kombëtaret e moshave.

Kemi lojtarë cilësore, që luajnë në nivele të larta, si Broja dhe Asllani. Ne kemi lojtarë shumë të rinj. Kemi lojtarë pretendentë për të luajtur me kombëtaren A në të ardhmen.

Formacioni ideal i eliminatoreve? E kam në mendje, por 90% e ekipit është gati për në shtator. Do të jemi një ekip shumë i fortë. Kam lojtarë që dinë të luajnë futboll, do të luajmë një futboll të bukur.

Mendoj se nëse do të kemi të gjithë organikën e duhur, ne bëhemi një ekip shumë i fortë. Do jemi pretendentët e grupit nëse do të jemi të plotë”, u shpreh Bushi.

3 Komente

  1. t
    tirona

    BRAVO e shtyve dhe nja kater vjet me keto llafe se kete ben cdo fillim eleminatoreje ,pastaj ne fund del i katrri ose i pesti ,mer dhe ca lek dhe nga keto grumbullimet e superiores se te shkretet i rren mendja dhe je ne rregull ti sa te kesh bosin qe te mban!

    1. V
      Vlora.Vlora

      Ky eshte kokra e injorantit ,i njejti staf ketu dhe 12 vjet ,dhe asnje s mer pergjegjesite ,keta jane bythlepirsat e Dukes

      1. T
        Tifos

        Ky eshte shembulli tipik se si nje amator duket si ekspert.E kam degjuar para disa viteve per vleresimet e disave qe ne i mbajme per talente.Eshte qesharake tani mbas kaq kohesh ti kujtosh sepse asnje prej tyre nuk beri perpara.Kjo tregon se nuk ka haberin ne te qe quhet intuite duke stervitur qorrazi.Bravo sepse ka gjetur shesh dhe ben pershesh.Trajneri i shpresave nga pikpamja profesionale duhet te je te i nje rangu me ate te kombetares per nga aftesia kurse ky nuk ben as per ekipe ndermarrjesh.

        Lini një Përgjigje