West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te një trofe europian pas 58 viteve

7 Qershor 2023, 23:04Sport TEMA

West Ham fiton Conference League dhe rikthehet te një trofe europian pas 58


West Ham fiton trofeun e parë europian pas plot 58 viteve pritje.

Skuadra e “Hammers” triumfoi me rezultatin 1-2 në edicionin e dytë të Conference League, me kundërshtar Fiorentinën, që u luajt në “Fortuna Arena” në Pragë.

Pjesa e parë foli më shumë për italianët edhe pse “Hammers” po ashtu u treguan shumë kërkues.

Në minutën e 35 pati një ndërprerje të shkurtër, me kapitenin e “violëve” Biraghin që mori ndihmën mjekësore pasi u qëllua me gota në kokë nga tifozët e West Ham dhe u gjakos.

Në minutën e 45+5’ Jovic gjeti rrugën drejt rrjetës, por pas verifikimit në VAR ai gol u anulua për pozicion jashtë loje, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllej pa gola.

Sfida vazhdoi me barazim deri në minutën e 62’, ku pas prekjes së topit me dorë nga kapiteni i italianëve, Biraghi, West Ham fitoi penallti që u ekzekutua nga Benrahma, i cili kaloi anglezët në avantazh.

Megjithatë avantazhi zgjati vetëm pesë minuta, kjo pasi Bonaventura barazoi në minutën e 67’.

Ndeshja vazhdoi me barazimi 1-1 deri në minutën e 90’, moment kur Bowen kalon gjithë ekipin e Fiorentinës dhe vulos këtë finale.

Lini një Përgjigje