Zbulohet klubi shumë pranë Messit

7 Qershor 2023, 13:10Sport TEMA

Zbulohet klubi shumë pranë Messit


Të gjithë duan Leionel Messin por ai është ende në dyshime për vendimin që duhet të marrë pasi me shumë mundësi kjo mund të jetë edhe ndalesa e fundit e karrierës.

Zemra i thotë Barcelona ku dëshiron të vendosë “këpucët në gozhdë” ndërsa oferta arabe me 400 milionë në sezon duket e parefuzueshme. Gjithsesi, pavarësisht zërave për një takim të babait të tij Jorge me presientin e Barcelonës, gjatë orëve të fundit ka fituar terren hipoteza amerikane e MLS.

Në Miami, klubi i Beckham, Inter i ofron një pjesë të aksioneve të klubit dhe një pagë të majme nëse vendos të veshë fanellën e bardhë. Familja dhe vetë ai duken të lodhur nga ideja për të jetuar në një vend përrallor si Florida ndërsa në Amerikën e Jugut janë të bindur se operacioni është drejt finalizimit.

Për momentin Messi po pret të mësojë edhe ofertën formale të Barcelonës për të vendosur përfundimsht. Ndërkohë, hipoteza Al-Hilal në Arabinë Saudite duket se është sfumuar plotësisht pasi argjentinasi nuk e shikon si destinacionin më të mirë, pavarësisht faktit se në dy sezone mund të arkëtojë më shumë se 1 miliardë euro.  

Lini një Përgjigje