Sulmuesi i Juventus bie pre e hajdutëve, i vjedhin Range Rover dhe bizhuteri me vlerë mijëra euro

7 Qershor 2023, 11:14Sport TEMA

Sulmuesi i Juventus bie pre e hajdutëve, i vjedhin Range Rover dhe

Sulmuesi i Juventus Kaio Jorge ka rënë pre e një bande hajdutësh, që kanë hyrë në shtëpinë e tij në Torino.

Sipas raportimeve të medieve italiane, brazilianit i është vjedhur një Range Rover, veshje që i përkisnin atij dhe të ëmës, një ipad dhe bizhuteri e ora me vlerë disa mijëra euro.

Në kohën që ka ndodhur grabitja, sulmuesi i “bardhezinjve” ndodhej me pushime në Brazil.

Lini një Përgjigje