"Ka qenë një vit unik për mua", Rrahmani: Titulli? Milani rrezikon shumë

19 Maj 2022, 21:10Sport TEMA

"Ka qenë një vit unik për mua", Rrahmani: Titulli?

Amir Rrahmani, mbrojtësi kosovar i Napoli-t, ka bërë një bilanc të sezonit të skuadrës së tij në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Skuadra e Spalletti-t e ka përkëdhelur ëndrrën e titullit për një pjesë të madhe të kampionatit, siç ka thënë edhe vetë kosovari:

“Ka qenë një vit në të cilin e kemi arritur objektivin, por pak me më shumë fat mund të kishim bërë më shumë. Por kështu ka shkuar dhe duhet të jemi të lumtur për vendin e tretë dhe kthimin në Champions”, ka thënë Rrahmani.

“Sezoni im ka qenë i vështirë, por edhe i bukur. Kemi luajtur shumë ndeshje me stadiumin e mbushur, unë nuk e kisha parë kurrë më parë dhe është një gjë shumë e bukur.

“Jam i lumtur sepse ky ka qenë viti në të cilin kam luajtur më shumë në karrierë, kam bërë pesëdhjetë ndeshje duke llogaritur edhe kombëtaren dhe është viti i parë që më ndodh”.

Në lidhje me luftën për titull: “Kush e fiton titullin? Nëse Sassuolo luan siç di, për Milan-in do të jetë e vështirë, mund edhe të humbasë sepse është një skuadër e papërmbajtshme.

“Edhe pse me ne kanë humbur 6-1, janë shumë të fortë. Insigne? Do të na mungojë. Është një lojtar i rëndësishëm, kapiteni ynë, është prej shumë vitesh këtu. I uroj fat për eksperiencën e tij në Toronto, shpresoj që të shkojë gjithçka mirë”.

2 Komente

  1. A
    Anri

    Ca eshte kjo interviste mjerane? Kjo quhet interviste menderisht e vuajtur. Me sa duket antimilanistet e kane prejardhjen qe nga koha e calciopolit kur Telekom Italia hapi hetimet dhe ju dhura kampionati Interit. Dhe drejtor i Telekom Italias ishte Tronchetti. Aksioner i Inter e kapo i Pirellit..Ua tregon Milani te dielen te gjitheve ju kur t'ju kafshoje me dhembe..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      Mjeran je ti se nuk të pëlqen intervista se po ju djeg bytha se ja keni frikën sausules,jeni bërë shumë merjan më këto budalliqe që thua,

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje