Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

2 Korrik 2025, 15:00Sport TEMA
Kësaj here ndryshe, Chelsea vendos për Armando Brojën

Armando Broja e ka të sigurt largimin nga Chelsea këtë merkato verore. Megjithatë, edhe pse deri më tani ishte përfolur për një huazim të mundshëm, klubi londinez do të veprojë ndryshe.

Prej disa vitesh Chelsea e ka huazuar Brojën në një tjetër ekip, por këtë merkato verore, gjithçka do të ndryshojë. Kjo për shkak se “Blutë e Londrës” duan ta largojnë përfundimisht 22-vjeçarin, i cili nuk është në planet e trajnerit Enzo Maresca.


Pra, Broja do të mbyllë përfundimisht aventurën e tij me Chelsea këtë merkato. Vlen të përmendet se para disa javësh, Milan, Southampton dhe Leipzig kishin interes për shërbimet e shqiptarit, por ende nuk ka hapa konkretë.

5 Komente

  1. E
    Eri

    Sapo blene Jao Pedron nga Brighton. Jo vetem Broja, por do shiten edhe sa te tjere...Chelsea eshte bere si nje pulari e madhe.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futbollisti

      Për Brojën ka treguaar interes Velipoja dhe Kopliku..... . Vllaznia nuk është e interesuar për shërbimet e Brojës.

      Përgjigjjuni
    2. F
      Futja pordhes si perhere edhe kete here.

      Sa eshre bere i nohur Broja po ne infjermeri dhe i demtuar ka qene, para te shkuara dem per Celsin dhe e grumbullojne me kombetare nje invalid ne moshe te re,qe nuk i hyn ne pune as kerkuhjt, pa le ku thuhet se do Milani dhe klube te tjere me emer. Q ete blesh nje futbollist duhen muaj per t'a ndjekur si luan e qysh e tek, e kku ka luajtur ky qe tte kete ndjekje dhe vemendje........?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

        po ky nuk eshte lojtar, i kishte te gjitha mundesite por i zhgenjeu te gjitha klubet qe e aktivizuan. Kur ky mbahet si nje titullar ne kombetaren e Shqiperise cfare mund te presesh nga kombetarja,

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noar

          Pervec se diplomat prozator ekonomist bizesmen na dole dhe specialist futbolli o Muc Xhepa.Gjeni je te rrosh sa me gjate dhe marrsh sa me shume nga ditet e Trumpit.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje