
E di çfarë do të thotë puna. Nuk dëshiroj ta ofendoj askënd, por vetëm dua të theksoj se kjo lojë nuk funksionon pa lojtarë dhe ajo është e bukur vetëm atëherë kur lojtarët më të mirë janë në fushë.
Aleksander Ceferin del nga një qoshe dhe bën polemika duke thënë se njerëzit tjerë duhet të punojnë më tepër. E di këtë, zotëri Ceferin, nuk ke nevojë të ma thuash.
Çdo kush bën kompeticione të reja, por askush nuk mendon për futbollistët. Asnjë prej tyre. Gara të reja gjithmonë shpikin. Tani Botërori do të bëhet më i madh kështu që edhe Kombëtare tjera do marrin pjesë. Ne po ashtu do ta bëjmë Kampionatin Europian më të madh, e mahnitshme!
Duhet gjetur një zgjidhje e arsyeshme. Ajo nuk konsiston me shpikjen e garave të reja dhe zgjerimin e tyre. Kjo është çmenduri.
Jam i vetëdijshëm se jam duke bërë një jetë jashtëzakonisht të mirë në tërë këtë tregim. Kam mjaftueshëm kohë për pushime. Futbollistët nuk kanë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë në një pikë.
Z. Klopp mos harxho kohe me Ceken e Italise, kam nje "porosi" kur t'a takosh hidhi nje top tek kembet dhe shiko a do t'a stopje dot e aq me mire po te beje xhonglime.