Kriza e Asllanit, gazetari: Truri i mesfushës së Kombëtares është jashtë funksioni

14 Janar 2026, 18:15Sport TEMA
Kriza e Asllanit, gazetari: Truri i mesfushës së Kombëtares

Gazetari sportiv Fatjon Baze foli sot në emisionin “Kubi Sportiv”, që transmetohet në Euronews Albania nga Drilon Xhepollari, për situatën aktuale ku ndodhet lojtari i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

Mesfushori kuqezi ka dalë jashtë planeve të klubit të Torinos dhe është në kërkim të një ekipi të ri.

Sipas gazetarit Fatjon Baze, kjo situatë negative e Asllanit ka një ndikim edhe te ekipi ynë kuqezi, pasi “truri i Kombëtares shqiptare ka dalë jashtë funksioni”.

“Të gjithë, duke nisur nga stafi i Kombëtares e deri te tifozët dhe gazetarët, jemi sy e veshë se cila do të jetë e ardhmja e Kristjan Asllanit. Shpresoj shumë që ky ngërç ku ai ndodhet për të ardhmen e tij të marrë një zgjidhje sa më shpejt. Kjo për shkak se ai është një element mjaft i rëndësishëm në formacionin dhe mesfushën e Kombëtares.


Dhe në këtë moment, truri i Kombëtares sonë është jashtë funksioni.

Një moment jo i mirë, pasi na pret një ndeshje e rëndësishme në mars ndaj Polonisë dhe nuk jemi në kushtet që një nga elementët më cilësorë që ne kemi të jetë pa ekip dhe pa minuta.

Tani Asllani duhet të gjejë një skuadër ku, përveç kushteve që ai kërkon, të ketë edhe minutazhin e duhur”, tha Fatjon Baze.

Ndërsa për të ardhmen e Mario Mitajt, Baze tha se ai kërkohet në La Liga dhe Premier League.

Por edhe për Mitajn, gazetari Fatjon Baze theksoi se të dyja ligat janë më të fortat në botë, por lojtari duhet të gjejë një ekip që t’i ketë minutat e garantuara.

5 Komente

  1. B
    Bëmë baba të të ngjaj

    Nga tulla i ngjaka të jatit!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nacionalisti

      Ah ti qenke pa tru komplet, o gazetar sportiv... Asllani nuk ka qen asnjehere truri i kombetares, ka qen nder lojtaret me te dobet te kombetares dhe qe ze vendin e lojtareve qe e meritojne. Ka 3 vjet qe ngrof stolat

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dr

        E zëvendëson Pajaziti. Bile është edhe më i mirë. Pa merak

        Përgjigjjuni
        1. T
          Truth

          Jam absolutisht dakord. Nuk e di kush e beri kte Asllanin kaq super lojtar por me ndeshjet qe kam pare si te Interi por sidomos te Torino eshte si Aeroplan pa bisht. Nuk ka nje pozicion te sakte te tijin. Luan para mbrojtesit te qendres madje shpesh eshte aq i terheq sa nuk e kam kuptu cfare roli ka. Shkatrues nuk eshte se ska fizik e megjithate fantazist nuk eshte se luan shume prapa. Te gjithe e ngriten ne qiell por Interi eshte pendu si dreqi. Ky duhet te gjeje pozicionin e tij en fushe. Per mbrojtje nuk ben ndaj duhet te prodhoje me lart si fantazist. Ndryshe do perfundoje ne ekipe te kategorive te uleta.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tifozi plak

          Golat vendimtare qe kane cuar Shqiperine ne playoff ksne erdhur nga Asllani o njerez te perendise.Goli ndaj Andorres ,krosi ndaj Serbise .ndoshta nuk mbushi aq saduhet por kot nuk te marrin tek Interi .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje