Vendos një penallti ndaj Bylisit, Nuhiu merr fitoren e parë te Tirana

14 Janar 2026, 15:35Sport TEMA
Vendos një penallti ndaj Bylisit, Nuhiu merr fitoren e parë te Tirana

Tirana e ka nisur vitin 2026 me fitore në Superiore. Bardheblutë triumfuan minimalisht ndaj Bylisit në transfertë, në duelin e javës së 19-të.

Pjesa e parë në “Adush Muça”, ishte e luftuar dhe me raste të shumta, por u mbyll me rrjeta të paprekura.


Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit gjetën avantazhin. Pas një penalltie të fituar nga Redon Xhixha, Rafael u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke zhbllokuar takimin.

Këtë avantazh Tirana e ruajti deri në fund, për të marrë tre pikë të arta. Kjo është fitorja e parë për trajnerin Ardian Nuhiu, ndërsa bardheblutë mbeten në vendin e fundit me 13 pikë dhe vazhdojnë luftën për mbijetesë.


Bylis me pesë pikë më shumë, mban vendin e tetë në renditje.

Lini një Përgjigje